Kisha, Konsulli grek: Mënyra
e ndërhyrjes jo e përshtatshme

Kisha, Konsulli grek: Mënyra<br />e ndërhyrjes jo e përshtatshme
PERMET- Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër ishte sot paradite në bashkinë e Përmetit për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun, Gilbert Jaçe.

Takimi ishte kërkuar nga vetë konsulli grek, Nikolaos Kotrokois, për të përcjellë qëndrimin e Greqisë në lidhje me konfliktin për godinën e Pallatit të Kulturës, deri para pak ditësh e kthyer në Kishë..

Gjatë fjalës së tij  konsulli grek kërkoi të nënvizonte se Greqia si vend mik dhe fqinj i Shqipërisë dëshirojnë marrëdhënie të mira; se Kisha Autoqefale e Shqipërisë është institucion më vete por se shqetësimi i Athinës kishte të bënte me mënyrën si u bë zbatimi i vendimit.

“Takimi është në kuadrin e përpjekjeve që bëjnë të dyja palët për dialog për një zgjidhje sa më optimale. Ashtu siç e kam sqaruar edhe herë të tjera, sepse kemi marrëdhënie miqësore ndërmjet nesh, Greqia por edhe selitë diplomatike të Greqisë në Shqipëri duan të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Jemi dy vende fqinj, e dy popuj miq, dhe jemi të detyruar të kemi marrëdhënie të mira ndërmjet nesh. (qesh) Në këtë kuadër dhe përpjekjeve që bëhen për zgjerimin e marrëdhënieve dy palëshe problemet duhet të kalojnë përmes dialogut, mirëkuptimit reciprok. Dhe më kryesorja të veprojmë paraprakisht të mos krijojmë situata të vështira. 
Ne si Greqi mbështesim integrimin europian të Shqipërisë dhe e dini mirë ju zoti kryetar i bashkisë përpjekjet që ka bërë Greqia për integrimin e vendeve të Ballkanit. Dua të shpjegoj pikë së pari se Kisha Autoqefale e Shqipërisë është institucion më vete.  Shqetësimet tona kanë të bëjnë me mënyrën si u bë zbatimi i vendimit edhe përzgjedhjen e kohës dhe momentit të ekzekutimit të vendimit . Mënyra, koha dhe vendi i ndërhyrjes në Pallatin e Kulturës ishte jo i përshtatshëm"- i tha konsulli grek kryebashkiakut në bisedën e cila u mbajt në prani të gazetarëve

Nga ana e tij kryebashkiaku deklaroi se takimi ishte informues dhe larg tensioneve të ditëve të fundit. Gjithashtu i bëri të qartë se godina i përket bashkisë.

"Eshtë zbatuar vendimi i gjyqësorit. Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" është pronë e qytetarëve. Ky objekt ruan historinë, traditat dhe vlerat më të mira të këtij qytetit dhe do t’ua trashëgojmë pasardhësve", theksoi Jaçe.

Korrespondenti ynë Piro Nase informon se fillimisht para se të hynte në bashki, konsulli grek kishte shkuar për të parë nga prapa godinën e Pallatit të Kulturës. Më pas pas bisedës në prani të gazetarëve konsulli bashkë me Jaçen janë zhvendosur nga bashkia për të pirë një kafe në lokalin përpara bashkisë.


jaçe me Kotrakoi

(Foto: Takimi sot ne zyren e bashkise)

JANULLATOS- JAÇE
Konflikti në qytetin e Përmetit erdhi pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës për të liruar Pallatin e Kulturës "Naim Frashëri" pasi godina do i kalonte Bashkisë së qytetit. Dje, kryepeshkopi Anastas Janullatosi shpërndau një video në yotube kundër nxjerrjes së kishës Jashtë duke shigjetuar bashkinë për keqpërdorje. 

Në gjuhën greke, Janullatos hodhi poshtë akuzat se janë paguar njerëz që të vinin në pikëpyetje se kjo kishte qenë dikur një kishë. Ndërsa Gilbert Jaçe i ka kthyer përgjigje në rrjetin social facebook se objekti do të përdoret për hapësira kulturore.

"Jo hirësia juaj! Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” pronë e qytetare i nevojitet të gjithë popullit të Përmetit dhe Shqipërisë për hapësirë kulturore. Për të ruajtur historinë, traditat dhe vlerat me te mira te ketij qyteti dhe per tua trasheguar ato pasardhesve!”. 
Konflikti për Kishën e Përmetit shkaktoi dhe bllokim të kufirit Shqipëri- Greqi për gati 3 orë.

HISTORIKU I PALLATIT TE KULTURES
Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" ka heshtur së funksionuari në vitin 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Objekti dykatësh u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje.  Në vitin 1958 ato u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.  Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe 6000 metra katrorë, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk është realizuar.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen