Kisha ortodokse serbe kërkon
ndihmën e Vatikanit për Kosovën

Kisha ortodokse serbe kërkon<br />ndihmën e Vatikanit për Kosovën
Kisha ortodokse serbe(KOS) do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

Kështu ka thënë zyrtari i KOS-it ipeshkvi i Baçkës, Irinej për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se Daçiq me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak të përvetësimit ë trashëgimisë kulturore e të shenjtë ortodokse “me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO”.

"Mendoj se Qeveria serbe në bisedime me UNESCO-n duhet të inkuadrojë edhe përfaqësues të Kishës ortodokse, Akademisë së shkencave, Amën serbe (Matica srpska), diasporën e edhe të tjerë”, ka thënë Irinej.

Ivica Daçiq në fund të korrikut kishte ftuar KOS-n, ASHAS-in që t’i u bashkohen organeve shtetërore në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor