Besimtarët e një kishe në Sri Lanka kanë mbetur të befasuar ndërsa teksa prisnin të këndonin këngën fetare në meshë në fletushkat e printuara kanë lexuar tekstin e Tupac.
 
Në vend të lutjes katolike me titull “Hail Mary” gabimisht besimtarët kishin para syve tekstin e këngës së Tupac me të njëjtin titull.
 
Teksti i Tupac ka revoltuar të pranishmit duke qenë se përmbante fjali si: “Hakmarrja është gëzim i ëmbël” apo edhe fjalë të tjera tipike të teksteve të reperëve duke përfshirë edhe referenca për organet gjenitale.
 
Pavarësisht ndjesës që kanë kërkuar përfaqësuesit e kishës, lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë vëmendjen e shumë përdoruesve në mbarë botën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com