KORÇË - Shumë prej monumenteve të kulturës në Korçë, veçanërisht objektet e kultit po shkojnë drejt rrënimit. Kishat e Voskopojës janë në rrezik, ndërsa prej kohësh janë lënë në mëshirë të fatit.
Një prej këtyre është Kisha e Shën Mërisë, ku muret e saj rrethues janë dëmtuar për shkak të lagështirës. E dëmtuar është edhe çatia e saj, ndërsa afresket janë thuajse tërësisht të shkatërruara.
Për kreun e komunës Voskopojë në këto objekte të kultit që datojnë shekuj më parë situata është alarmante dhe kërkohet urgjentisht ndërhyrje.
“Problem mbetet tani restaurimi i tyre sepse pikturat dhe afresket që kanë ata janë të gjitha origjinale që të shekullit 17 dhe 18 dhe ato kërkojnë profesionistë për tu restauruar. Më keq parashikohet çatia e kishës së Shën Mërisë ku aty ndodhi shembja e saj në dimër. Ne në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të monumenteve të kulturës të Korçës i bëmë një restaurim urgjent për të mos që shirat të mos hynin brenda sepse do të dëmtonin piktura dhe afreske.” tha Nexhip Bacelli
Në të njëjtën gjëndje ndodhen edhe shumë kisha të tjera në Ersekë dhe Korçë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com