‘Plan me Bashën ta çonim LSI-në për skrap’, Kryemadhi ironizon Ramën: Ne do ta çojmë në azil se na vjen keq! Do kujdesemi, unë doktoreshë jam

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinj të qytetit të Lezhës u është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhëtua nga kreu demokrat.

 Kryemadhi tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të. Sipas saj ai po shkon vetë për skrap dhe se shqiptarët s'do ta votojnë më 25 prill.

“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër... Po e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët, si do krijojë më shumë punësim, si do ulë varfërinë.  Ne kemi ide, vizion plan dhe program. Planet e Edi Ramës në ikje për LSI-në kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë, e ka të vëhstirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik  që ka marrë rrugën.

Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë dhe lumturinë për 3 veta  në kurriz të shqiptarëve. Kjo është e qartë dhe me 25 prill shqiptarët do e dërrmojnë me votë. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Do të kujdesemi. Edhe unë doktoreshë jam, kështuqë”, tha Kryemadhi.

"Prandaj shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", shtoi ajo.

Kryeministri gjatë konferencës me në fokus ekonominë, më tej shtoi  se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. 


Lajmi kryesor:

Rama: LSI një sistem që duhet çmontuar komplet! Do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi! Kreu i PD s'e mohon: Është i lodhur! Kryemadhi: Do e çojmë në azil


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare