8 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Durrës, të fshehura në në shtëpi të pabanuar. Një 30-vjeçar është arrestuar për fshehjen e bimës narkotike. Ai u kap në flagrancë ndërsa po hynte në këtë shtëpi, e cila ndodhej pranë së tijës, në përpjekje për të marrë kanabisin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komento
Komente










