Vlorë-Policia ka arrestuar në flagrancë për armë mbajtje pa leje 31 vjeçarin Ermal Shehaj banues në Kotë, Vlorë.

Në kuadër të një procedimi penal për vjedhje në bashkëpunim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Shehaj ku është gjetur një armë zjarri model 56 e kalibërit 7.62 mm dhe 70 copë fishekët luftarak të fshehur brenda krevatit.

Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ''Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

automatik vlore

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com