VLORË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi kishte fshehur një armë zjarri me fishekë poshtë lavamanit në një qese të bardhë në një lokal në lagjen "Hajro Çakerri" në Vlorë.
Gjetja e armës u bë pas një kontrolli të rastësishëm të policisë, ndërsa arma e 29-vjeçarit M.Sh është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Mbi të riun rëndon akuza e "Armëmbajtje pa leje", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.