Fenomeni i shtëpive të barit duket se ka lulëzuar në Durrës. Policia ka gjetur një tjeter apartamenti të përshtatur për rritjen dhe kultimit të lëndëve narkotike. Ka qenë Ismail Aliaj i cili kishte në përdorim shtëpinë e barit në lagjen 13 të Durrëst, i cili është shpallur në kërkim nga policia, në banesën e tij është konstatuar konsumimi i lartë i energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi 2 kg kanabis e bërë gati për shitje. Po ashtu u sekuestruan 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë dhe 19 llamba e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për rritjen e drogës.
Në momentin e ndërhyrjes, qiramarrësi Ismail Aliaj nuk është gjetur në banesë. Ky është rasti i dytë brenda javës, pasi më 6 dhjetor u kapën dy persona në Shënavlash që kishin kthyer vilën e tyre në shtëpi bari. Ndërsa përgjatë këtij viti numërohen 6 shtëpi bari të zbuluara nga policia në territorin e Durrësit.