Aktorja e famshme e Hollywood pas shumë kohësh është parë në gjendjen e saj më të mirë. Divorci nga partneri i saj Brad Pitt, problemet shëndetësore si dhe lufta për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dukej se e kishin transformuar Angeline Jolie në një femër skeletike. 

U tha se aktorja po humbte në peshë në mënyrë të frikshme. 

Një ditë më parë ajo u pa e shoqëruar nga fëmijët e saj, teksa shijonin ditët e fundit të dimrit në New York. Familja dukej në harmoni dhe e bashkuar.

Aktorja 43 vjeçare u pa në formë të shkëlqyer, madje rrezëllitëse. Edhe këtë herë Jolie kishte zgjedhur të vishej e gjitha në të zeza.

 

2/5