Tentoi të kalonte qindra fishekë për në Greqi, arrestohet greku në Kakavijë

Tentoi të kalonte qindra fishekë për në Greqi, arrestohet greku në Kakavijë

Një shtetas grek arrestohet në pikën Kufitare të Kakavijës në tentativë për të shkuar drejt Greqisë me një sasi të konsiderueshme municionesh të armës automatike model "56".

 Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku shtetasi grek me inicialet E.F. 49 vjeç banues në Janinë udhëtonte me mjetin e tij me taraga lna 2536, drejt Greqisë. Policia pas kontrollit rutinë në makinën e grekut ka gjetur një sasi të konsiderueshme municionesh të fshehura në makinën e shtetasit grek.

Sipas policisë  brenda një arke metalike shtetasit grek i janë gjetur 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar