Kitaristi Denis Bizhga koncert mbi urën e Zogut në Milot! Princ Leka: Të ndërhyhet për shpëtimin e urës nga shembja

Ura e Zogut në Milot u kthye në skenë e një koncerti sensibilizues për fatin e saj. Kitaristi Denis Bizhga performoi mbi këtë monument kulture që rrezikon shembjen, teksa i pranishmi ishte edhe Princ Leka, i cili së bashku me të tjerë pjesëmarrës bënë thirrje për ndërhyrje në urë.

Fati i Urës së Zogut mbi Lumin Mat u soll sërish në vëmendje nga aktivistët e Shoqërisë Civile. Këtë herë zgjedhja ishte krejt e veçantë.

Pranë këtij monumenti kulture që rrezikon shembjen, u organizua një koncert me muzikë, përmes performancës së kitaristit të njohur Denis Bizhga.

Mes të pranimeve ishte edhe Princ Leka, emrin e familjes të të cilit mban ky monument,

Ura e Zogut në familjen tonë ka nëj rëndësi të veçantë. Lidhet drejtpërdrejt me modernizimin. Prandaj fillesa e modernizimit shqiptar niset me këtë urë. Uroj që kjo urë të mbetet një simbol, të mbetet pjesë e trashëgimisë historike të shtetit shqiptar. Çdo vepër, infrastrukturë në Shqipëri ka nisur me këtë urë. Kjo urë nuk lidhet vetëm me familjen e Zogut”, tha Princ Leka, pasardhës i familjes mbretërore.

Të pranishmit folën mbi vlerat e Urës së Zogut, duke bërë thirrjen për ndërhyrje sa më të shpejta për shpëtimin nga shembja e plotë.

Apelin për më shumë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente erdhën edhe nga pushteti vendor apo studiues.

“Ky moment i sotëm ka dy të veçantat e veta. Një formë note proteste edhe ndaj mënyrës se si kjo urë është në këtë gjendje. Por njëkohësisht për ta promovuar dhe si vlerë historike, kulturore për qarkun e Mirditës. Është një thirrje për autoritetet që të kthehet vëmendja në vlerat tona kulturore”, tha Albert Melyshi, kryetar i bashkisë Mirditë.

“Kjo urë bëri të mundur që jugu dhe vëru të lidhen me njëri tjetrin. Kjo urë simbolizon shekullin e 20 të Shqipërisë”, tha studiuesi  Erald Kapri.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të vite 20 të shekullit të kaluar dhe në vitin 1999. Ministria e Kulturës e shpalli zyrtarisht si monument kulture dhe historike, duke e marrë në mbrojtje. Projekti i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpëtimin e këtij monumenti nuk ka nisur ende zbatimin, pasi nuk janë përmbyllur ende procedurat e tenderimit.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj