“Kjo është historia ime”, Flori Mumajesi rrëfehet plotësisht: Në një lidhje ka gjithmonë sekrete, gënjeshtra...

“Kjo është historia ime”, Flori Mumajesi rrëfehet plotësisht: Në një lidhje ka gjithmonë sekrete, gënjeshtra...

Flori Mumajesi

Këngëtari shqiptar po na bën teje konfuz me postimet e tij në rrjetet sociale. Vetëm para pak orësh ai ka publikuar videon e këngës me titull “Pa jetë”, të publikuar në vitin 2014.

"Ishte zgjidhja apo zgjedhja ime?!
Në një lidhje ka gjithmonë lëkundje,
tundime, sekrete... nganjeherë dhe gënjeshtra.
Kjo është historia ime
Jo e Romeos Dhe Zhulietës

Ndjej dhimbje të madhe në shpirt
kur mendoj se trupi, buza, lëkura e njeriut
që unë adhuroja ishte pranë dikujt tjetër.
Prandaj nuk arsyetova dot.

Nuk u çova dot në këmbë dhe të vrapoja
Pse e lashë veten të fundosem?
Dikush nga ne duhet të largohet nga ky trekëndësh.Në një lidhje ka gjithmonë tundime, sekrete gënjeshtra, kjo është historia ime dhe dikush duhet të largohet nga ky trekëndësh,"
- dëgjohet teksa thotë Mumajesi në video, që duhet sikur është postuar për një rrëfim.

I ftuar në "Shiko kush luan", kantautori pranoi se "Pa jetë" është dedikim, por nuk e tha se për kë.  Mirëpo shumë nga komentuesit e lidhin me këngëtaren Soni Malaj, pasi në klip Flori thyen xhamin ku është vendosur çmimi që fituan të dy bashkë në “Kënga Magjike”.

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi kanë qenë një nga çiftet më të preferuar për publikun shqiptar në fund të vitit 2010. Asnjë prej tyre nuk dha shpjegime për ndarjen, madje Flori përfundoi në gjyq me Sonin për shkak të autorësisë së këngëve që ai i kishte shkruar këngëtares.

Komentet në postimin e Flori Mumajesit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve