Armina Mevlani ka zbuluar detaje nga martesa e saj me djalin  e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5”, Armina ka bërë publikë emrat e firmave të njohura me të cilët dëshiron bashkëpunim për fustanin e saj të bardhë. Bëhet fjalë për firmat prestigjoze Eli Saab, Alberta Ferreti, Vivienne Westwood dhe Alexandër McQueen, me këtë të fundit që ka bërë fustanin e nusërisë së dukeshën e Anglisë Kate Middleton. Ajo ka thënë se ende nuk ka një datë se kur do të kurorëzojë dashurinë e saj disa vjeçare me "Zenin", siç ajo e thërret, por ka theksuar se një ndër arsyet se përse nuk është vendosur është pikërisht fustani.

Megjithatë ka theksuar se fustani që ajo do të veshë nuk do e keni parë tek vajza të tjera sepse do të jetë i personalizuar, vetëm për të.

Fustani i nusërisë i bërë nga Kate Middleton realizuar nga Alexandër McQueen