TIRANE- Drejtoria Arsimore e Tiranës ka vendosur një tjetër afat regjistrimi për të gjithë ata fëmijë të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen në klasat e para. Sipas një urdhri të nxjerrë nga ky institucion regjistrimet do të fillojnë sërish nga data 1 deri më 14 shtator, për ata fëmijë që prindërit e tyre për disa arsye nuk mundën t’i regjistronin në afatin prej dy javësh në fund të muajit Qershor. Specialistja e DAR-it të Tiranës Anila Alliu deklaron se megjithëse u bënë njoftimit në kopshte dhe shkolla, gjatë qershorit kanë mundur të regjistrohen rreth 70% e fëmijëve.
/Shqiptarja.com











