Balerina profesioniste Klauda Pepa, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj në Itali, ka ardhur të qëndrojë disa ditë në Tiranë. Ajo po shfrytëzon këto ditë jo vetëm për t’u takuar me familjarët e saj, por edhe për të shijuar shëtitjet dhe kafet në kryeqytetin shqiptar sëbashku me miqtë e saj.
E duket se kjo periudhë pushimi po i pëlqen jashtë mase. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe një foto të realizuar në pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme, teksa shkruan se ndihet e lumtur që po sheh një Tiranë e cila po ndryshon.
Tirana ime. E lumtur teksa shoh që Tirana po ndryshon.
Klaudia Pepa
Sa herë që bukuroshja poston foto, imazhet bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ndërkohë që tashmë ajo është kthyer në një personazh publik edhe në Itali.
( Klaudia Pepa duke shëtitur në Tiranë )