Klauzola e çuditshme, Neymar paguhet 500 mijë euro në muaj vetëm për të përshëndetur tifozët

Klauzola e çuditshme, Neymar paguhet 500 mijë euro në muaj vetëm për të përshëndetur tifozët

Neymar, gjatë një ndeshje me PSG sezonin e kaluar

Një klauzolë e çuditshme është zbuluar në kontratën që ka nënshkruar Neymar me klubin PSG, pasi u largua nga Barcelona.

Gazeta 'El Mundo Deportivo' ka zbuluar se Neymar paguhet gati 6 milionë euro në vit, ose 500 mijë euro në muaj që të 'sillet mirë me tifozët, të jetë i përpiktë dhe i disponueshëm për to'.

Po ashtu futbollisti duhet të përshëndesë dhe të falenderojë tifozët para dhe pas çdo loje. Këtë klauzolë, klubi parisien e quajti si 'bonus etik'. Në klauzolë po ashtu Neymar pengohet që  të kritikojë publikisht lojën, përzgjedhjen e skuadrës apo edhe taktikat e përdorura.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat

PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat