TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë është paralizuar dhe pa efiçencë për luftën ndaj korrupsioni. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka akuzuar dje në komisionin parlamentar të ligjeve institucionin kontrollues të gjyqësorit për mungesë reagimi mbi gjyqtarët e akuzuar apo që kanë shkelje. Deputetët e PS janë shprehur se perceptimi mbi gjyqësorin është në situatë alarmante. Vetë ministri Naço është shprehur se do të realizohet reforma në sistemin e drejtësisë, por se nën momnitorimin e Komisionit të Venecias dhe të ndërkombëtarëve.
Disiplina
KLD nuk ka marrë në shqyrtim kërkesat për masa disiplinore që prej dy vitesh kur ministër ishte Eduart Halimi. “Ish-ministri ka kërkuar procedim që prej vitit 2012. Por prej 700 ditësh KLD nuk e ka futur në rendin e ditës”, tha Naço në komisionin e ligjeve. Në këtë mënyrë ai është shprehur se nuk shpreson se do të ketë një angazhim serioz për kthimin në punë të gjyqësorit. Naço ka lajmëruar se sot do të ketë një mbledhje për shqyrtimin e kërkesës për ndëshkimin e tre rasteve të gjyqtarëve.
Por se, sipas tij, janë dhe 20 raste të tjera që presin në rradhë dhe që nuk ka shenjë se do të kalojnë për shqyrtim. Për ministrin e Drejtësisë tri rastet që do të kalojnë sot janë futur jashtë rradhe duke spostuar kërkesat e para.
Emërimet
Marrja në punë në sistemin e drejtësisë kryhet në kundërshtim me ligjin dhe në bazën e interesave. Madje, ministri i Drejtësisë shprehet se votat jepen në shkëmbim të ndereve në kundërshtim të plotë të ligjit. Në këtë mënyrë duket se i gjithë sistemi ka mbetur në një ngërç të madh, dhe në dorën e pak individëve. Shkeljet, sipas raportit të Naços janë si në mosplotësimin e kritereve ashtu dhe në lënien bosh të vendeve në gjykata. Kështu Naço evidenton gjashtë vende vakante ndërkohë që KLD nuk ka marrë iniciativën për t’i plotësuar. Nga ana tjetër në gjykatën administrative nga 29 kryetarët e parashikuar në ligj vetëm 10 janë të emëruar.
Kështu vetë sistemi i gjyqësorit mbetet i pastabilizuar si nga mos plotësimi i vendeve ashtu dhe nga mungesa e sigurisë. Për të konkretizuar skemën e kapjes së gjyqësorit Naço tha: “Është i çuditshëm fakti që nga 61 konkurrentë katër kandidatë për gjykatën e Apelit të Durrësit morën nga 16 vota në KLD, ndërsa të tjerët asnjë votë. Kjo edhe pse të gjithë kandidatët ishin me eksperiencë. Po ashtu dhe në një rast, një kandidat mori 13 vota dhe kandidati tjetër asnjë votë. Po të nesërmen ky kandidat, që humbi, u emërua në apel”.
Lëvizjet
Naço ka vërejtur se dhe rotacionet e gjyqtarëve, apo kalimi nga një rreth në tjetër janë në kundërshtim me ligjin. Ai u shpreh se në të dy vitet e fundit nuk është respektuar kriteri i eksperiencës dhe as nuk është bërë vlerësimi i tyre. Për më shumë, vetë KLD nuk ka marrë në shqyrtim ende analizën e punës së vitit të shkuar. Kjo dhe kur hyjmë në muajin e gjashtë të vitit. Ndaj Naço u shpreh se vetë KLD ka një axhendë të ndryshme nga ajo që kërkohet për reformën e sistemit të drejtësisë.
Për vetë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kishin kërkuar interpelancën me ministrin Naço, gjyqësori nuk funksionon dhe se shqiptarët kanë humbur besimin tek ai duke e menduar si të korruptuar. Ndërkohë që Naço thekson se pavarësisht kërkesave për të marrë masa disiplinore vetë KLD nuk i merr në shqyrtim.
Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (print), 28 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjyqtarët pa paga, në disa rrethe ka tepër, në disa mangët