TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje me dyer të mbyllura shkel procedurat e emërimeve në 4 vendet vakante të gjykatës Civile në Tiranë për të emëruar ish-shefen e kabinetit të dy ministrave të qeverisë Berisha, Eduard Halimi të Drejtësisë dhe Flamur Noka të Ministrisë së Brendshme. Dritan Halluni dhe Sokol Çomo kanë votuar kundër.
Ndërsa thellohet edhe më tej përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në takim nuk ka qenë as ministri i Drejtësisë Nasip Naço, pasi ndodhej në një takim zyrtar në Azerbajxhan, por institucioni që ai drejton ka denoncuar votimin antiligjor të KLD-së.
Debatet kanë ndodhur në mbledhjen e radhës zhvilluar me dyer të mbyllura dhe krejtësisht ilegale për median që as që ishte njoftuar për të. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Drejtësisë, duke i quajtur veprime arbitrare dhe jashtëligjshme të KLD-së, përpjekjen për të emëruar gjyqtarë në Tiranë, persona që kanë ushtruar funksione politike në PD dhe qeverisjen Berisha.
Në rendin e ditës në mbledhjen e KLD-së ishte edhe emërimi i 4 gjyqtarëve, pas publikimit të 4 vendeve vakant në Gjykatën Civile në Tiranë. Procedura është e njëjtë në këto raste, për të marrë gjyqtarë nga gjykatat ku ka numër të tepërt gjyqtarët.
Në rastin e mbledhjes së të hënës, rezultonin 2 gjyqtarë tepër në gjykatën e rrethit në Lushnjë, një në Pogradec dhe një në Kukës. Emërimet e gjyqtarëve janë bërë pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte larguar nga mbledhja e KLD-së.
Kastriot Gramshtin dhe Enkelejdi Hajro që u futën në votim duke marrë numrat e majftueshëm për emërim, vinin nga jashtë sistemit të gjyqësorit dhe që sipas Ministrisë së Drejtësisë kanë ushtruar edhe detyra politike. Hajro ka qenë shefe e kabinetit të dy ministrave të kabinetit Berisha, Eduard Halimit të Drejtësisë dhe Flamur Nokës të Ministrisë së Brendshme.
Emërimi i tretë ka qenë një gjyqtare që vinte nga gjykata e Kukësit, pra brenda sistemit dhe nga një gjykatë ku kishte një gjyqtar mbi organikën.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll nje proces të nisur në mënyrë të kundërligjshëm.
Ky proces i kundraligjshmën nisi që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe përfundoi me votimin e ditës së sotme që përveç se është në kundërshtim me ligjin, mbetet edhe i ndikuar politikisht, përsa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese njerëz që kanë shërbyer në funksione politike.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli prosecin e riorganizmit të gjykatave, dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit”
Pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ky gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë.
Rasti në Gjykatën e Lushnjës përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, e cila mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive.
Në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, Ministria e Drejtësisë inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të mënjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO