TIRANË - Që parlamenti të ndërhyjë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të zgjedhurit e saj, dy janë opsionet e mazhorancës për ta bërë fakt të kryer një iniciativë të tillë, të lindur pas konflikteve të ministrit të Drejtësisë dhe KLD, ku kjo e fundit nuk mori parasysh procedimin për disa gjyqtarë, të gjetur me shkelje, përfshirë dhe anëtarin e KLD,Gjin Gjoni.
Me ligjin aktual, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi nuk është përcaktuar mënyra e shkarkimit të anëtarit të KLD. Por mazhoranca në 30 Qershor, ka depozituar një tjetër draft, atë për funksionimin e KLD, ku në nenin 2 të saj përcaktohen qartë anëtarët e KLD të zgjedhur nga kuvendi, mund të shkarkohen në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.
Por që një gjë e tillë të funksionojë, duhet që drafti të futet në procedurat parlamentare, pra konferenca e kryetarëve ta kalojë për shqyrtim në komisione.
I pari që pritet ta shqyrtojë këtë, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të anëtarëve të zgjedhur nga parlamenti është Komisioni i Ligjeve. Bëhet fjalë për 2 anëtarë, i pari Elvis Cefa nënkryetari i KLD, i zgjedhur në korrik të 2012-s dhe Lulzim Lelçaj i zgjedhur në gusht të 2011-s.
Opsioni i dytë është ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, njëlloj siç ngriti PD për shkarkimin kohë më parë të nënkryetarit të KLD Kreshnik Spahiu, edhe pse ky opsion, për Berishën nuk është e njëjta situatë.
“S’ka pas të bëjë fare dhe në asnjë kërkesë me veprimtarinë e zotit Spahiu në emërime apo qëndrime ndaj gjykatësve, ka pasur të bëjë me disa probleme të tij personale në raport me qëndrimet politike që mbante.”-tha Berisha.
Sërish sot në reagimin e tij ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i ka kërkuar presidentit Nishani, kryetarit të këtij institucioni të vërë në lëvizje inspektoratin për të faktuar nëse ka shkelje, ndërsa Berisha deklaron që qeveria e Ramës kërkon të kapë KLD-në dhe të gjithë drejtësinë.
“Presidenti të jetë më aktiv, përveç me deklarime edhe me votë dhe të vërë në lëvizje edhe Inspektoratin e KLD që ka detyrë funksionale të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve, dhuratat marramendëse të gjyqtarëve.”-tha Naço.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2438
Lajme të tjera
-
Tragjike në Shkodër, nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej 3 ditësh! Peshkatari gjen djalin 4 vjeç të mbytur në lumin Drin
5 Maj, 10:13
-
Në librari/ Katër titujt e rinj për këtë fundjavë, ‘Dy gratë e një burri’, ‘Theofan Popa - martir i shkencës’, ‘Demonët e demokracisë’, ‘Fshati me 13 sekrete’
5 Maj, 10:11
-
Sonte 'Nata e Kampionëve', 13 ndeshje boksi në Feti Borova! Kuqezinjtë premtojnë spektakël
5 Maj, 10:07
-
Rama, Nikolla e Veliaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
5 Maj, 10:05
-
'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun
5 Maj, 09:55
-
Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq
5 Maj, 09:52
-
Muzika e lartë e lokaleve të natës anulon meshën e Pashkëve Ortodokse në Shkodër
5 Maj, 09:25
-
Report Tv siguron foton, kush është autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
5 Maj, 09:23
-
EMRI/ Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë
5 Maj, 09:07
-
Piu kafe dhe vrau të moshuarit pas konfliktit të një çasti, arrestohet autori në Dropull! Çiftit iu gjetën 5 mln lekë në banesë
5 Maj, 08:55
-
Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Shqiptari Taulant Malaj nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin
5 Maj, 08:51
-
‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024
5 Maj, 08:44