KLD, Meta: Visha s’ka humbur
Rama dhe Berisha të takohen

TIRANE - Rezultati i votimit mbi anëtarin e ri KLD-së sot në Kuvend “mund të kishte pasur pasoja të tjera nëse situata do të kishte qenë e çliruar politikisht”. Kështu është shprehur sot lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, gjatë një interviste në emisionin Top Story në televizionin Top Channel.

Në lidhje me kandidatin e socialistëve, Ardian Visha, ai tha se “kam vlerësime shumë pozitive mbi integritetin e tij profesional dhe njerëzor. Mendoj se Visha nuk ka humbur”, deklaroi Meta.

Duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend, Meta tha se “nuk ka patur një votë të përcaktuar të LSI. Nuk ka patur një mbledhje Kryesie dhe vendim”, duke lënë të kuptohet se deputet kanë qenë të lirë të shprehin preferencën e tyre.

Më pas ai tha gati hapur se do të kishte votuar për kandidatin socialist kur pohoi se “Kryeministri Berisha e ka ditur me kohë që ne kemi këtë qëndrim mbi kandidaturat e gjyqësorit. Ka pasur edhe raste të tjera kur ne kemi votuar për kandidatura të tjera nga ato të Partisë Demokratike, kjo nuk është një tabu”.

“Mbi mospjesëmarrjen në votim timin dhe dy kolegëve të mi, mund ta shpjegoj thjeshtë: ne të 3 kemi qenë në periferi të zhvillimeve, kemi hyrë me vonesë. Praktikisht ka pasur një debat” dhe “ka ndodhur votimi elektronik”, pohoi Ilir Meta.

Pyetjes si do të kishit votuar ai iu përgjigj: “Gjykojeni vetë për çështjen e kandidatëve. Votimi ynë për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatura që i takojnë gjyqësorit, deputetët kanë qenë të lirë të votojnë si të duan”. “Votimi im normal do kishte qenë ai me kuti”, shtoi Meta më pas duke folur edhe për “tensione artificiale dhe të panevojshme”.

I ka qeveria sot votat e LSI për të qeverisur vendin? “Pa asnjë diskutim qeveria i ka votat për të funksionuar si mazhorancë. Gabimi i opozitës është të krijojë situata të paqena, të politizojë situata si ky i sotmi ku më shumë mund të dalin në pah vlerat e kandidatit”.

RAMA E BERISHA TË TAKOHEN
Meta e ka cilëroi reagimin e liderit socialist Edi Rama si “me ngarkesa të theksuara emocionale”.

“Nëse Rama dhe Berisha do të takoheshin pa praninë e kamerave do të ishte një gjë shumë pozitive sepse vendi ka nevojë për një përgjegjësi maksimale. Në momentet në të cilat ndodhemi ka nevojë për vendime të përbashkëta sepse Shqipëria është shtëpia e të gjithëve”, deklaroi Meta.

“Është koha që të dy palët të marrin më shumë përgjegjësi në mënyrë që të dy palët të sqarohen në kohë sepse vendi ka nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për qëndrueshmëri politike. Qëndrueshmëria politike dhe qëndrueshmëria makro ekonomike janë dy kushtet kryesore që Shqipëria të mos preket nga kriza ekonomike” deklaroi Meta.

PRESIDENTI, I RENDËSISHËM INTEGRITETI
Duke folur mbi kandidaturat e përfolura në media si president i ardhshëm i Republikës, Ilir Meta tha se për të “s’ka lidhje kush është presidenti apo presidentja. Më e rëndësishmë nuk do të jetë emri apo partia por integriteti dhe mënyra se si do të përzgjidhet deri në momentin që do të bëjë betimin”.

Ai refuzoi të komentojë marrëdhëniet e tij më ish-liderin socialist Fatos Nano, edhe ky një nga emrat e përfolura për president. “Çështja e emrave për ne mbetet e dorës së dytë dhe jo se emri nuk ka rëndësi – përsëriti Meta duke vënë theksin te procesi – Dhe ai takimi pa kamera nuk do të ishte i keq për t’i shërbyer procesit”.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen