TIRANË- KLD i ka quajtur “individë të pakënaqur” ministrin e Drejtësisë Nasin Naço dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama, të cilët kanë reaguar pas vendimit të djeshëm të këtij institucioni. Këshilli vendosi dje me shumicë votash të rrëzonte kërkesën e Ina Ramës, për t'u emëruar në detyrën e gjyqtares së gjykatës së Apelit Tiranë.
"Duke u vënë në dijeni të prononcimeve në media nga individë të pakënaqur nga vullneti i shprehur me votë nga shumica e anëtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se vendimet e tij, nuk merren në asnjë rast në ndikimin e politikës. Në vëmendje të opinionit publik, theksojmë faktin se asnjë mazhorancë politike, në çdo kohë dhe në asnjë rrethanë, nuk mund t'i imponojë Këshillit asnjë lloj vendimmarrje”, thuhet në reagimin e KLD.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deklaroi se “KLD-ja është ajo që ka përgjegjësi për këtë votim dhe për faktin pse i bënë mbledhjet me dyer të mbyllura”. Për Naçon votimi ka kaluar me shumicë votash, “paçka se ligji e parashikon se znj. Rama duhet të rikthehet në detyrë pa konkurrim dhe pa pritur më shumë se një vit që KLD-ja të shqyrtonte kërkesën e saj”.
Ndërkaq, edhe ish-kryeprokurorja Ina Rama ka reaguar ndaj këtij vendimi duke e quajtur në kundërshtim me ligjet e vendit.
Por sipas KLD-së, “vetë Zj. Rama kërkoi t'i impononte vullnetin e saj, KLD-së, duke e kërkuar emërimin pa konkurrim në detyrën e gjyqtares së gjykatës së Apelit Tiranë, si të vetmen alternativë”.
“Për çdo gjyqtar apo ish-gjyqtar që kërkon të ushtrojë detyrën në një Gjykatë Apeli, është e drejtë dhe e ndershme që t'i nënshtrohet konkurrimit të barabartë me pretendentët e tjerë, ashtu siç është në tagrin e Këshillit, e drejta për të përzgjedhur më pas konkurrentët më të mirë të mundshëm.
Për t'i mbyllur rrugën çdo keqinterpretimi të ligjit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë sqaron se Zj. Rama nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë të drejtën e saj ligjore, për të kërkuar rikthimin në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në të cilën ka ushtruar detyrën e gjyqtarit përpara zgjedhjes si Prokurore e Përgjithshme. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, nuk është e barasvlershme me asnjë Gjykatë Apeli në vend, përsa i përket karrierës, trajtimit financiar, të drejtës për mbrojtje dhe një sërë të drejtash të tjera”, thuhet në reagimin e KLD-së.
Redaksia online
(e.s/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com