Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi të miratojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin në flagrancë të gjyqtares së Lezhës Parashqevi Ademi.
Në njoftimin për shtyp të KLD-së thuhet se mbledhja e jashtëzakonshme u mblodh në respekt të kushtetutës dhe ligjit të KLD ku u vendos miratimi i arrestimit në flagrancë të gjyqtares Ademi.
Ndërkaq mësohet se këtë të dielë në orën 12:00 Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë masën e sigurisë për gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Prendi./ATSH/.