Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishanit, nuk lejon daljen në pension të gjyqtarëve dhe kryegjyqtarëve, pavarësisht mbushjes së moshës së pensionit. Edhe pse Kushtetuta parashikon që gjyqtari del në pension në moshën 65 vjeç, kreu i KLD, Bujar Nishani dhe anëtari Gjin Gjoni, kanë shtyrë qëndrimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ded Deda. Propozimi ka ardhur nga Gjin Gjoni dhe ministri i Drejtësisë, në mbledhjen e datës 27.05.2016, por referuar procesverbalit të mbledhjes, shtyrja e daljes në pension të kryegjyqtarit, Ded Deda është mundësuar nga Nishani, i cili vijon të kontrollojë shumicën votave në KLD. Kjo lëvizje e dyshimtë vjen disa ditë pas bilancit të zi të KLD në luftën kundër shkeljeve, arbitraritetit dhe korrupsionit në gjyqësor. Sipas një raporti të Inspektoriatit të KLD, për vitin 2015, qytetarët dhe institucionet e shtetit kanë denoncuar 840 raste abuzimi nga ana e gjyqtarëve, ndërsa për asnjë rast nuk janë marrë masa.
Propozimi i Gjin Gjonit
Anëtari i KLD, Gjin Gjoni ka propozuar shtyrjen e konstatimit të mbarimit të ushtrimit të detyrës për kryegjyqtarin Ded Deda, i cili ka ulur me vendim gjykate moshën e tij, me dy vjet. Gjoni e ka argumentuar propozimin e tij me procesin e verifikimit të moshës, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. “Unë propozoj që dhe në kuadër të verifikimit të dokumentacionit në lidhje me mbushjen e moshës si dhe certifikatave, por edhe në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimit”, se mos ka ndryshime të një natyre të cilët janë në një proces verifikimi, ndoshta mund të dalë nga rendi i ditës për një periudhë dhe të futet në mbledhjen e ardhshme”, ka deklaruar Gjin Gjoni.
Kundër Gjonit
Anëtari i KLD, Petrit Çomo, ka deklaruar se mbarimin e mandatit të gjyqtarit nuk e konstaton KLD, por Kushtetuta. “Sipas Kushtetutës gjyqtari del në pension 65 vjeç. Marr shembull Bujar Krasniqi, megjithëse ne i konstatuam sot mandati, nga data 1 maj që mbushi datëlindjen, nuk bëri asnjë gjyq se mund të dilte gjyqi me të meta, mund të ishte antikushtetues, i pavlefshëm, etj. Kjo duhet parë me kujdes. Puna është kur e ka ditëlindjen, jo kur e konstaton KLD-ja. Në qoftë se ai mbush moshën, e kemi të vështirë mendoj unë këtë. Pastaj le ta votojmë, ta diskutojmë. Të gjithë jemi dakord me atë që thotë ministri. Se këtë e kuptojmë ne. Tre vetë janë atje”, ka deklaruar Çomo. Ky i fundit ka dhënë edhe një alternativë. “Një alternativë, nëse nuk bëhet shtyrja, mund të komandohet kryetar ajo që emëruam, për shembull. Mund të jetë edhe kjo alternativë. Edhe unë nga ana jo ligjore, nga ana e logjikës, jam me ju, por duhet parë sepse mund të jetë veprim antikushtetues. Këtë kam hall”, ka pohuar Çomo.
Astrit Haxhialushi
Anëtari i KLD, Petrit Çomo, ka deklaruar se kjo praktikë bie ndesh me Kushtetutën. “Ajo që thotë z. Çomo në fakt është një ngërç dhe duhet të kihet në konsideratë nga secili anëtar i KLD-së. Por ka edhe një praktikë tjetër të KLD që me propozimin e ministrit, nëse shihet e arsyeshme, është edhe e lejueshme në ligj, mund t’i shtyhet data e daljes në pension. Por që ne ta shtyjmë kur sot na kërkohet konstatimi, e shoh ngërç me të vërtetë, bie ndesh me Kushtetutën. Praktika ka patur, praktika që KLD në mbledhjet plenare, me propozim të ministrit, ka shtyrë afatin e daljes së pensionit me 1 vit”, ka deklaruar Haxhialushi.
Debatet për vendet vakante në gjykata
-Vangjel Kosta: Në mbledhjen e kaluar ne shpallëm vendet vakante për studentët e Shkollës së Magjistraturës që kanë përfunduar studimet. Nuk e kuptoj pse nuk janë përfshirë në rendin e ditës emërimi i tyre sot, e para. Dhe çështja e dytë lidhet përsëri me Shkollën e Magjistraturës, lidhur me në ç‟fazë ndodhet diskutimi për vendet që duhet të propozohen për vitin e ri shkollor. Çështja e dytë lidhet me kërkesën e Shkollës së Magjistraturës për të shpallur numrin e vendeve për kandidatët për gjyqtarë për vitin e ardhshëm shkollor.
-Bujar Nishani: Z. Kosta, në lidhje me çështjen e emërimit të magjistratëve të rinj, u diskutua në mbledhjen e kaluar, duke qenë se ata janë 10 persona dhe 8 janë vendet vakante... 9, dhe 8 janë vendet vakante, i është lënë procedimit me disa vendime paraprake Këshillit të Lartë të drejtësisë për të krijuar vakanca për të 9, që të mos krijojmë diferenca, qoftë edhe tek një i vetëm, dhe besoj që mbledhjen e ardhshme ne do ta ezaurojmë emërimin përfundimtar të tyre. Në lidhje me shpalljen e vendeve të reja për Shkollën e Magjistraturës, KLD vendosi mbledhjen e kaluar edhe me propozim të ministrit të Drejtësisë që të pritet një studim në kuadrin, qoftë të reformës në drejtësi, për të parë nëse është e nevojshme dhe sa është e nevojshme krijimi i vendeve të reja për Shkollën e Magjistraturës. Në momentin që do të bëhet ky studim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë u mor përsipër. Besoj që edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vijojë. Pra ka një vendim të KLD-së për ta pezulluar përkohësisht shpalljen e këtyre vendeve në dispozicion të Shkollës së Magjistraturës.
-Xhezair Zaganjori: Ndoshta për këtë çështjen e vendeve, mbase duhet biseduar –s‟është çështja jonë, duhet ta paraqesë ministri i Drejtësisë - sepse është e rëndësishme për Shkollën e Magjistraturës. Unë ngaqë jap mësim atje, jam edhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës. Është çështja e buxhetit. Planifikohen. Kështu që e mira do të ishte që të bisedonim, ndoshta edhe unë personalisht, me ministrin e Drejtësisë, që të avancohej në
këtë drejtim sepse është më se e nevojshme për çështje të buxhetit.
-Gerd Hoxha: Marr shkas nga diskutimi që bëmë edhe në mbledhjet e kaluara dhe diskutimet këtu ishin të ndryshme, madje u hodh edhe ideja që mund të kishte edhe short dhe duke qenë se jam produkt i Shkollës së Magjistraturës, jap disa orë atje, kam folur me studentët dhe u kam transmetuar edhe qëndrimin tuaj si President i Republikës, që ishit të hapur të diskutonit në këtë tavolinë çfarëdolloj propozimi lidhur me mënyrën sesi do të shpërndahen vendet, gjithmonë duke iu referuar atyre vendeve të preferuara, Tiranë, Durrës, Elbasan. Kam kontaktuar me studentët dhe u kam thënë që në nëse keni ndonjë propozim, mund të bëni propozimet, t‟i sillni këtu për të parë edhe ndonjë ndarje në këto vendet. Ne kishim diskutimin të ndarë me njëri-tjetrin. Të shkojnë të gjithë studentët e magjistraturës të bazuar në renditje apo të kenë preferenca edhe ata gjyqtarë të tjerë që mund të kenë mbaruar para disa viteve shkëlqyer, por për shkaqe objektive nuk ka patur vende të mira. Të bëhet një ndarje, u kam thënë, gjithmonë duke mbajtur Shkollën e Magjistraturës parasysh, por nga njëra anë të gjejmë edhe një ekuilibër edhe për pjesëtarët e tjerë të trupës gjyqësore që kanë qenë të shkëlqyer, por nuk kanë patur...
-Bujar Nishani: Kjo është një çështje në fakt që është lënë e hapur për diskutim në Këshill. Në fakt qëndron si çështje sepse ka brenda çështjet edhe të përgjegjësisë institucionale të KLD-së. Unë në fakt marr vazhdimisht kërkesa nga gjyqtarë, kryesisht zonja që kanë edhe një ngarkesë ekstra njerëzore për shkak të largësisë nga familja, impenjimeve që kanë ndaj familjes, fëmijëve kryesisht, që shërbejnë në zona, le të themi, të largëta nga kryeqyteti, nga familja e tyre, dhe ia kam kaluar të gjitha këto Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t‟i trajtuar, sepse duhen trajtuar këtu. Ndaj unë këtë e përsëris edhe një herë, deri në mbledhjen e ardhshme që do të bëhet, do të merret vendimi për emërimin përfundimtar të tyre.
-Gjin Gjoni: Faleminderit, z. President! Unë mendoj dhe çmoj që në mbledhjet e ardhshme, për në mënyrën e funksionimit më normal të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në kuadër të disa studimeve të cilat janë bërë nga EURALIUS i mëparshëm dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian, do krijohen dy-tre komisione të reja të cilat janë komisione të përhershme, të cilat të bëjnë më mirë funksionimin normal të Këshillit dhe shpresoj që në mbledhjet e ardhshme të paraqiten disa projektvendime të cilat të adaptohen dhe mund t‟i fusim në rend të ditës.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO