Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLD në internet thuhet se për vitin 2013 ka patur 838 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 246 ankesa janë verifikuar dhe 637 ankesa u arkivuan. Sipas KLD 177 ankesa ishin për gjyqtarët e Faktit dhe Apelit.
Në 18 raste u kërkua procedim nga Ministria e Drejtësisë, në 14 raste janë konstatuar zvarritje të proceseve; Në 3 raste gjyqtarët përsëritën në shkeljen e dispozitive. Në dy raste për gjyqtarët ka patur vërejtje me shkrim.
Në 30 ankesa, nuk kanë dalë shkelje nga gjyqtarët, në 88 raste, shkeljet kanë qenë të lehta dhe në 71 raste u është tërhequr vëmendja gjyqtarëve.
Për 39 ankesa sipas KLD vijon ende procesi i verifikimit. Në 63 ankesa, objekt shkelja e rregullave të etikës ndërsa në 2 raste verifimet ishin për deklarimet e pasurive
KLD ka publikuar gjithashtu raportin për vendimet për dhunën në familje. Sipas KLD, janë apeluar 38 vendimi të Gjykatës së Tiranës dhe Apeli vlerësoi se 8 vendimi të cënuara nga gjykata e Shkallës së Parë.
Gjykata e Apelit në 3 vendime ka konstatuar mungesë e arsyetimit gjyqësor, në 2 vendime keqzbatim i ligjit material, në 2 raste të tjera vlerësim i ndryshëm i provave dhe në 1 rast rrethana të reja pas vendimit
Përsa i përket verifikimeve të masave për armëmbajtje pa leje, konstaton se gjykata e Apelit Tiranë ka canuar 20 vendime të dhëna nga Gjykata e Faktit në Tiranë, 3 nga Gjykata e Faktit në Dibër, 2 nga Gjykata e Faktit në Krujë dhe 2 nga Gjykata e Faktit në Kurbin
Në 23 raste Apeli ka argumentuar cënumin e vendimit të shkallës së parë për shkelje të kriterit të masës. Në 3 raste janë konstatuar shkelje në vlerësimin e provave dhe në 1 rast vetë prokurori ka ndrysuar masën.
Sipas KLD, Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 10 vendime të cënuara, 6 nga këto vendime u ndryshuan me arrest burg. Në 3 raste Gjykata e Lartë zbuti masat e caktuara nga Apeli në 1 rast ishte prokurori që ndryshoi akuzën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)