KLD rëzon Ina Ramën
të konkurojë për punë

KLD rëzon Ina Ramën<br />të konkurojë për punë
TIRANE- Me një votim të fshehtë, që ka përfunduar me rezultatin 8 me 4, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rëzuar kërkesën e ish-kryeprokurores Ina Rama, për rikthim në punë. Anëtarët e KLD janë ndarë në diskutimin që kanë bërë lidhur me kërkesën e Ina Ramës, ku pas këtij debati një pjesë e tyre ka qënë dakort për miratimin e kërkesës ndërkohë që pjesa tjetër, ka qënë për rrëzimin e kësaj kërkese, kjo për shkak se ish-kryeprokurorja Ina Rama, në kërkesën e saj ka kërkuar rikthimin në punë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, dhe jo në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, institucion i cili ka qënë e punësuar para se të merte detyrën e Prokurores së Përgjithshme nga Parlamenti.

Nisur nga këto rrethana, anëtarët e KLD propozuan që të venë në “provë” ish-kryeprokuroren Rama, pasi sipas KLD për t'u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t'i nënshtrohet procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për në atë gjykatë. Ina Rama ka një karrierë 7 vjeçare në rradhët e gjyqësorit shqiptar, dhe 5 vjet në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura KLD, ka emëruar në kryer të Gjykatës Administrative të Apelit gjyqtarin Kastriot Selita, si dhe riemëroi për një mperiudhë 4 vjeçare gjyqtarin Fatri Islamaj, si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Vendimi politik
Kryeprokurorja Ina Rama është shprehur se pasi të njihet me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund ti drejtohet Gjykatës Administrative, për rrëzimin e këtij akti administrati të marë në mbledhjen e djeshme të KLD. E kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” ish-kryeprokurorja është shprehur se sipas ligjit të Prokurorisë së Përgjithme i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me qëllim fillimin e punës në sistemin gjyqësor. “Unë ende nuk jam njohur me argumentimin e këtij vendimi politik dhe momentalisht nuk di pse e kanë rrëzuar kërkesën.

Që në momentin e parë që do njihem me këtë vendim do shikoj mundësinë për ta kundërshtuar atë në gjykatën administrative, kuptohet nëse janë dhe hapësirat ligjore”-është shprehur ish-kryeprokurorja. E pyetur nëse do i drejtohej me një kërkesë të dytë, KLD për rikthimin në punë në sistemin gjyqësor, Rama është shprehur se në këtë situatë që ndodhet për momentin, nuk mund ti drejtohej me një kërkesë të dytë, pasi KLD ka marrë një vendim lidhur me këtë kërkesë.Me sa duket në ditët në vijim mes KLD dhe Ina Ramës, të fillojë një përballje ligjore në gjykatën Administrative.

Neni 7
Në nenin 7 të ligjit për prokurorinë thuhet: ”Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm. Ai nuk përfiton nga kjo e drejtë, në rastet kur shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rëndë të ligjit ose për akte dhe sjellje, që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit të Përgjithshëm”.

faksimile

Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin

Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin