TIRANE – Vijon mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani ku ka nisur shqyrtimi i kërkesave të bëra nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço për procedim disiplinor ndaj 4 gjyqtarëve.
Sipas burimeve për Shqiptarja.com deri më tani është emëruar Sandër Simoni në krye të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Po ashtu është vendosur për emërimin e Altun Çelës si kryetar i Gjykatës së rrethit Sarandë si dhe për emërmin e Isuf Shehut në krye të Gjykatës së rrethit Kukës.
Mbledhja KLD vjen pas akuzave të bëra nga ministri Naço për 4 gjyqtarët Ibrahim Hoxha, Kaçe Agolli, Lindita Hoxha dhe Valbona Duraj ndaj të cilëve është kërkuar shkarkimi i tyre.
Në rend të ditës është edhe diskutimi për raportet e inspektimit në gjykata.
KLD VENDOS SOT PËR 4 GJYQTARËT QË “SHQETËSUAN” MINISTRIN NAÇO
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, për masat disiplinore të kërkuara nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço për katër gjyqtarë.
Takimi është me dyer të mbyllura dhe për të qenë prezent Presidenti Nishani, mësohet të ketë anuluar takimin e lamëruar për në orën 10:00 me artistët që refuzojnë të nënëshkruajnë kontratat e reja të punës.
Burimet pranë KLD, sqaruan se në rendin e ditës janë masat disiplinore për gjyqtarët Ibrahim Hoxha, Kaçe Agolli, Lindita Hoxha dhe Valbona Duraj
Gjyqtaret Hoxha dhe Duraj ishin pjesë e shqetësimit të ministrit Naço, në një letër që ministri i drejtësisë i dërgoi KLD-së, ku e njoftonte se prej një viti ishte kërkuar vlerësimi i masave displinore ndaj tyre por që mbaheshin të bllokuara dhge nuk shqyrtoheshin.
Në mbledhjen e KLD-së pritet të diskutohen edhe për raportet e inspektimit në gjykata.
Redaksia Online
(Gre.M/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com