KLD shtyn masën disiplinore
për gjyqtarin Neritan Tabaku

KLD shtyn masën disiplinore <br />për gjyqtarin Neritan Tabaku
TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shtyrë në mbledhjen e sotme masën disiplinore ndaj gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet se ka liruar shtetasin Ilir Xhakja, i arrestuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj.

Sipas anëtarëve të KLD-së, gjyqtari nuk ishte njoftuar se KLD do të merrte sot në shqyrtim procedimin penal ndaj tij. Nënkryetari i KLD, Elvis Cefa tha se as përmes adresës së tij dhe as përmes telefonit nuk ka qenë e mundur të kontaktohet me të. Në këto kushte është vendosur shqyrtimi i kësaj kërkese, por brenda një jave do ketë një konsultim për të vendosur një mbledhje të veçantë për këtë çështje.

Një tjetër pikë e debatueshme në mbledhjen e KLD-së ka qenë ajo e rikthimit në detyrën e gjyqtarit të ish-anëtarit të KQZ, Artan Laze. Pavarësisht debateve KLD vendosi me 11 vota pro dhe dy kundër që Laze të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

KLD vendosi edhe emërimin e 8 gjyqtarëve të rinj, të sapodiplomuar në magjistraturë. Tre janë emëruar në Gjirokastër, një në Tiranë, një në Shkodër, një në Korçë dhe në Pukë. Ndërkaq Kreu i Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni është rizgjedhur në krye të kësaj gjykate.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë