Kleçka e KQZ, Dashamir Tahiri
mund të rikthehet në Parlament 

Kleçka e KQZ, Dashamir Tahiri<br />mund të rikthehet në Parlament 
Edhe pse ju ndërpre mandati me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ish-deputeti i opozitës, Dashamir Tahiri po investohet për rikthimin e tij në parlament.

Ai u nxor jashtë parlamentit si pasojë e procesit të dekriminalizimit, pasi kishte fshehur dënime në Itali, por tashëm ai ka filluar punën për tu rikthyer në Kuvend.

Në një bisedë me gazetën “Shqiptarja.com” ën çadrën e protestës së PD-së, Dashamir Tahiri tha se do të rikandidonte për zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe pse ish-deputeti nuk e konfirmon, burimet bëjnë me dije se ai po përgatit kandidimin në emër të Partisë Republikane të Fatmir Mediut.

Kleçka
Po si është e mundur që Dashamir Tahiri, i përjashtuar për shkak të procesit të dekriminalizimit, të hyjë përsëri në Kuvend? Në vendimin e marrë nga KQZ, thuhen vetëm këto tre pika: “VENDOSI: 1.Të shpall të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit z. Dashamir Tahiri. 2.Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. 4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.” Pra, KQZ vetëm i ka ndërprerë mandatin ekzistues Tahirit, por nuk i ka ndaluar për asnjë ditë atij të drejtën e rikandimit.

Po cili është arsyetimi që ka përdorur KQZ? Në arsyetimin e vendimit të datës 29 dhjetor 2016, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja quan të rehabilituara veprat e kryera Dashamir Tahirit. “Nga shqyrtimi i procesit të verifikimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme rezulton se    z. Dashamir Tahiri është dënuar nga gjykata në Ravena, Itali për përdorim e një leje drejtimi automjeti të falsifikuar dhe për pasoje është dënuar me 9 muaj heqje lirie.

Referuar rezultatit të verifikimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme z. Dashamir Tahiri nuk e ka kryer vuajtjen e dënimit që ka marrë nga gjykata për kryerje të veprës penale të përdorimit  të lejes së drejtimit të automjetit të falsifikuar. Sipas ligjit penal shqiptar dhe konkretisht nenit 69 të K.Penal përcaktohet shprehimisht se rehabilitimi fillon menjëherë pasi është ekzekutuar masa e dënimit të dhënë. Nëse do të lexohet me vëmendje kjo dispozitë do të konstatohet se në të katër paragrafët e saj, koha e rehabilitimit fillon pas kryerjes së dënimit të dhënë.

Në rastin konkret zoti Dashamir Tahiri do të konsiderohet i pa dënuar menjëherë pasi të kalonte periudha e rehabilitimit që është 5 vjet, por kjo periudhë fillon menjëherë pas kryerjes së masës së dënimit të marrë”,-thuhet në arsyetimin e vendimit, duke ndërprerë vetëm mandatin, por pa ndaluar rikandidimin e mundshëm të tij.

Sfida
Nëpërmjet një statusi në Facebook Tahiri ka sfiduar Shpëtim Idrizin të cilin e fton të kandidojë përballë tij në Vlorë. “Fushata ime filloi, Shpëtim Idrizi,të sfidoj të kandidosh në qarkun tim përballë meje. Në muajin simbol të femrës, sot së bashku me nënat, motrat, vajzat dhe gratë çame, kemi çelur fushatën elektorale.

Në një atmosferë festive ku morën pjesë qindra zonja dhe zonjusha nga qyteti i Vlorës kam startuar fushatën time si kandidat i një force politike, e cila ka qëndruar gjithmonë besnike Partisë Demokratike.

Vendimi i drejtë i dhënë nga ana e gjykatës për lejimin e rikandidimit, është mirëpritur nga ana e mijëra qytetarëve çam, ku zonjat e komunitetit tonë e dëshmuan në festën e tyre. Gjatë aktivitetit ditën e sotme, zonjat e pranishme dhanë mbështetjen e tyre maksimale ndaj të djathtës dhe të gjithë simpatizantëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike si dhe forcave aleate se janë me ta në këtë moment vendimtar të vendosur në "Çadrën e Lirisë".

Në këtë rikandidim ku qëllimi kryesor është ai i zgjidhjes së çështjes Çame, sfidoj njeriun që e ktheu këtë çështje në interes së pazareve të tij personale,"çamit të ngelur në tentative", Shpëtim Idrizi, të mbaj fjalën e dhënë dhe të kandidoj përballë meje, në qarkun tim. Sot mesazhi i grave çame është i qartë "Partia Demokratike dhe aleatët e saj, janë të vetmet forca që kanë luftuar për ti dhënë dhe do ti japin zgjidhje kauzës tonë për Çamërinë", ka shkruar Tahiri.

faksimile dash tahiri

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg