Kjo është një këngë të cilën kantautori ja ka kushtuar vëllait të tij, e realizuar nga kompania “ThreeDots” dhe Olti Curri.
Është një këngë emocionuese ku këngëtari shpreh dashurinë për vëllain e tij, një ndjenjë e pastër dhe pa kushte që çdokush ka për njerëzit e afërt.
Klipi është realizuar me xhirime nga jeta reale e vetë Kledit gjatë momenteve të ndryshme që në vogëli.
Kledi është një personazh mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, madje shpeshherë këngët e krijuara nga ai kanë fituar çmime prestigjoze.
Këtë e tregon dhe fakti se vetëm një ditë pas publikimit të këngës në You Tube, ajo ka marrë shumë klikime.
Vitin e kaluar Kledi rrëmbeu dhe çmimin e Këngës Fituese në spektaklin muzikor “Top Fest 9”.