Federica Angelozzi, Martina Nadalini, Luca De Donno, Ilir Shaqiri, Kledi Kadiu
Tiranë, 6 Dhjetor / ATSH - Balerini i njohur dhe mjaft i dashur nga publikun shqiptar, Italian dhe jo vetëm, Kledi Kadiu është rikthyer në Mediaset.
Ai ka postuar disa foto në adresën e tijë zyrtare në rrjetin social facebook, ku në të cilat pasi ka etiketuar emrat e miqëve dhe kolegëve të tij balerinë si Federica Angelozzi, Martina Nadalini, Luca De Donno, Ilir Shaqiri, etj, Kledi ka "Chekuar" edhe vendodhjen e tij, e cila është pikërisht në "Studi Mediaset".
Sigurisht që nuk kanë munguar "Liket" dhe "Komentet" pozitive
Veronica Peparini dhe Kledi Kadiu në back stage
lidhur me rikthimin e Kledit në studiot e Rrjetit Televiziv Mediaset, duke ditur që prezanca e tij atje lidhet pikërisht me zhvillim e edicionit të 14-të të talent show-t më të famshëm në Itali të quajtur "Amici".
Pikërish sot rreth ores 14:00 në "Canale 5", njërin prej televizioneve të rrjetit Mediset, ka startuar edhe program i quajtur "Amici" një emision ky i cili i jep mundësinë të gjithë të rinjve të talentuar, të provojnë dhe të gjejnë rrugën drejt suksesit në zhanera të ndryshëm artistik, emision në cilin Kledi mban rolin e profesorit të kërcimit, në zhanerin e kërcimit./k.m//a.g/










