Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.
Me rastin e festave kombëtare, kryeqyteti është stolisur me flamuj kuq e zi, ku rrugët dhe institucionet kryesore janë mbuluar nga simbolet kombëtare.
Që në orët e para të mëngjesit, kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa i ftoi që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që ka organizuar Bashkia e Tiranës me këtë rast për të gjitha grup-moshat.
“Tirana stolisur si kurrë më parë për Festat e Nëntorit. Koha xham, merr familjen e na u bashko në shesh sot!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Ndërkohë, në orën 11:00, Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit që do të organizohet në Sheshin “Skënderbej”.
[gallery]24912[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO











