Klevi Qefalija bën 'me zemër' bardheblutë, Tirana mposht 3-2 Dinamon në derbi

Klevi Qefalija bën 'me zemër' bardheblutë, Tirana mposht 3-2 Dinamon në derbi

Skuadra e Tiranës


Në "Air Albania" Tirana fitoi 3-2 kundër Dinamos jo pa vuajtje. Ish-i i bardhebluve, Klevi Qefalija për pak "ngriu" buzëqeshjen e Tiranës me dopietën që barazoi përkohësisht duelin.

Ndeshja e raundit të 28-të u zhbllokua pas shtatë minutash lojë, me Nikqin që kaloi në epërsi Tiranën. Sërish bardheblutë shënuan me Latifin në minutën e 17-të, teksa u duk se ranë "në gjumë".

Në pjesën e dytë dopieta e Klevi Qefalisë në minutat 70 dhe 76 vendosi ekuilibrat në 2-2, me festën e Dinamos që zgjati pak pasi Jonuzi riktheu epërsinë e Tiranës me golin e tretë në minutën e 79-të.

Tanimë Tirana me 39 pikë mban vendin e pestë, një më pak se Skënderbeu i "Final 4". Dinamo mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e gjashtë. Derbi mes këtyre skuadrave ishte me raste dhe i denjë për emrat e dy skuadrave që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Erbim Fagu merr fitoren e parë si trajner i Tiranës në Superligë.


Lajmi kryesor:

Renditja/ Tirana fiton me vuajtje 3-2 ndaj Dinamos në derbi! Kukësi shtang Vllazninë, e mposht 2-0 dhe i prish ëndrrën e kreut


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025