Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy ndeshjet e mbetura për raundin e 28-të. Me fillim nga ora 14:00 Kukësi mposhti 2-0 Vllazninë duke bërë surprizën, me shkodranët që s'mundën të ngjiteshin në kreun e renditjes. Në 17:00 e gjithë vëmendja ishte në "Air Albania" aty ku Tirana fitoi 3-2 me vuajtje ndaj Dinamos në derbi.
Në "Kukës Arena", vendasit e Bledar Devollit fituan 2-0 ndaj Vllaznisë, duke prishur "ëndrrën" kryesim të shkodranëve. Me suksesin e plotë që vjen për herë të dytë radhazi, Kukësi tanimë hyn në "vallen" e mbijetesës duke e bërë më të fortë garën në zonën e ftohtë të elitës së futbollit shqiptar. Me 25 pikë, verilindorët afrohen me Erzenin, Teutën dhe Laçin. Nga ana tjetër Vllaznia humbet pas 12 ndeshjesh, gjë që nuk ndodhte prej 2 dhjetorit 2023 (3-0 nga Egnatia). Kështu Vllaznia humbet shansin për kreun e renditjes.
Në "Air Albania" Tirana fitoi 3-2 kundër Dinamos jo pa vuajtje. Ish-i i bardhebluve, Klevi Qefalija për pak "ngriu" buzëqeshjen e Tiranës me dopietën që barazoi përkohësisht duelin. Ndeshja e raundit të 28-të u zhbllokua pas shtatë minutash lojë, me Nikqin që kaloi në epërsi Tiranën. Sërish bardheblutë shënuan me Latifin në minutën e 17-të, teksa u duk se ranë "në gjumë". Në pjesën e dytë dopieta e Klevi Qefalisë në minutat 70 dhe 76 vendosi ekuilibrat në 2-2, me festën e Dinamos që zgjati pak pasi Jonuzi riktheu epërsinë e Tiranës me golin e tretë në minutën e 79-të. Erbim Fagu merr fitoren e parë si trajner i Tiranës në Superligë.
Superliga, raundi 28-të:
E shtunë, 16 mars
14:00 Erzeni 0-0 Laçi
17:00 Skënderbeu 2-0 Egnatia
17:00 Teuta 1-0 Partizani
E dielë, 17 mars
14:00 Kukësi 2-0 Vllaznia
17:00 Tirana 3-2 Dinamo
Renditja:
* Teuta - Dinamo kanë një ndeshje më pak
Pasi mundi Laçin, Kukësi gjen suksesin e dytë radhazi dhe këtë e bëri kundër Vllaznisë duke fituar 2-0 në shtëpi. Tanimë verilindorët janë në garë për mbijetesën, paçka se gara është e fortë.
Pas ndeshjes për MCN foli edhe trajneri i Kukësit, Bledar Devolli. Ai tha se të tijtë fituan me shtatë mungesa. Në këtë duel Vllaznia kishte mundësinë për të marrë kreun e Superligës në rast se fitonte.
"Kemi katër ndeshja pa pësuar gol, kjo është pozitive. Nuk i kemi lënë asnjë hapësirë Vllaznisë. Në pjesën e dytë bëmë presing lart pasi mbrojtësat e tyre kanë probleme me topat e gjatë. Djemtë sakrifikuan dhe ja ku janë rezultatet. Kishim 7 mungesa sot dhe prapë ia dolëm. E treguam veten edhe ndaj ekipit më në formë të Superiores. Për mua, në pjesën e dytë portieri ynë ishte vetëm një spektator. I morëm masat dhe Vllaznia nuk na ka rrezikuar në pjesën e dytë", tha Devolli.
Në "Air Albania" Tirana fitoi 3-2 kundër Dinamos jo pa vuajtje. Ish-i i bardhebluve, Klevi Qefalija për pak "ngriu" buzëqeshjen e Tiranës me dopietën që barazoi përkohësisht duelin.
Ndeshja e raundit të 28-të u zhbllokua pas shtatë minutash lojë, me Nikqin që kaloi në epërsi Tiranën. Sërish bardheblutë shënuan me Latifin në minutën e 17-të, teksa u duk se ranë "në gjumë".
Në pjesën e dytë dopieta e Klevi Qefalisë në minutat 70 dhe 76 vendosi ekuilibrat në 2-2, me festën e Dinamos që zgjati pak pasi Jonuzi riktheu epërsinë e Tiranës me golin e tretë në minutën e 79-të.
Tanimë Tirana me 39 pikë mban vendin e pestë, një më pak se Skënderbeu i "Final 4". Dinamo mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e gjashtë. Derbi mes këtyre skuadrave ishte me raste dhe i denjë për emrat e dy skuadrave që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Erbim Fagu merr fitoren e parë si trajner i Tiranës në Superligë.