Kryeministri Rama nuk e kurseu një koment edhe për pagat e KLP e KLGJ të cilat i caktuan vetë dhe me rritje të konsiderueshme. Rama tha se këto dy institucione që s’mjaftohen me pagën, janë dështimi i reformës në drejtësi. E nëse sërish për to pagat s’mjaftojnë, tha kryeministri, “imagjinoni ç’mund të thotë nëpunësi i administratës.”
“Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën. KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK e Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit dhe kur KLP e KLGJ janë të dështimit dhe e qeverisin gjyqësorin më pak, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjino si mund të thotë nëpunësi i administratës. Ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga. Te gjërat që punonjësit tanë të administratës publike është mosndëshkimi i performancës negative. Punonjësit e administratës që në pjesën më të madhe janë ndër njerëzit më të pastër të republikës, por 1 mijë punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel në procesin më sfidues për çdo shtet që do të hyjë në BE që është procesi i diagnostikimit”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Shteti ka 3 plagë për tu kuruar! Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale! ‘Pasqyrë Albania’ nis me publikimin e dokumenteve për Sazanin e Zvërnecin


