Megjithëse këto dy vite është folur vazhdimisht për reformën në drejtësi dhe modernizimin e sistemit të gjykatave dhe prokurorisë, rezulton se aktualisht sistemi ka hyrë në kolaps të plotë. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, në fillim të shtatorit do përballën me kolapsin, për shkak se nuk janë në gjëndje të formojnë kourumin e nevojshëm për të zhvilluar një seancë gjyqësore.
Me dorëheqjen e disa gjyqtarëve të Kushtetueses, kjo gjykatë praktikisht nuk ka shumicën për të formuar trupin gjykues dhe marrë në shqyrtim një çështje penale, civile apo për të zgjidhur në mënyrë ligjored një konflikt institucional. Në të njëjtën situatë dramatike është dhe Gjykata e Lartë ku pas largimit të 9 gjyqtarëve, kjo gjykatë për momentin ka 10 gjyqtarë.
Megjithëse ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale i lejojnë Gjykatës së Lartë të formojë në dhoma këshillimi trupa gjyqësore me 3 anëtarë, sërisht në kapacitetin e gjyqtarëve që ka në organikën aktuale,kjo gjykatë mund të formojë vetëm tre trupa gjyqësore. Ndërkohë që nëse trupat gjyqësore do përbëhen me 5 gjyqtarë si zakonisht,atëherë kjo gjykatë përbëhet vetëm nga 2 trupa gjyqësore.
E gjithë problematika është krijuar për shkak të mos zëvendësimit të shpejtë të gjyqtarëve. Dhe në këtë rast faji qëndron në mosfunksionimin Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do jetë dhe organi që do të përzgjedhë dhe emërojë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë. Por në kushtet kur KLGJ ende nuk është formuar, Gjykata e Lartë do vijojë të qëndrojë peng i saj.
“Më përpara ishte kuadri kushtetues i tillë, që gjyqtarët vinin në Gjykatën e Lartë, ashtu si në Gjykatën Kushtetuese me dekretim të Presidentit dhe me pëlqim nga Parlamenti. Tani kjo formulë ka ndryshuar dhe është kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është krijuar.
Uroj dhe shpresoj që KLGJ të formohet sa më shpejt dhe sigurisht që do të zgjidhen gjyqtarë të rinj e do ketë një organizim tjetër”-thotë Zaganjori.
Ndërkohë konfirmohet se në arkivin e Gjykatës së Lartë në pritje për tu shqyrtuar janë afro 20 mijë dosje të cilat janë akumuluar ndër vite, ndërsa pengesa më e madhe vjen për shkak të mungesës së trupave gjykuese por dhe ndihmës gjyqtarëve.
Në katin e parë të këtij institucioni,ku ndodhet dhe arkiva që përbëhet nga 6 kate të tejmbushura me dosje penale dhe civile. Sipas sekretarisë së kësaj gjykate, çdo ditë në sportele paraqiten rreth 40 rekurse, duke e çuar shifrën mujore për ditët kalendarike të punës në afro 830 dosje.
Dosjet më të prapambetura në kupolën e sistemit të drejtësisë janë ato penale dhe civile, ndërsa ecurinë më të shpejtë në shqyrtime e kanë dosjet administrative. Ndërkohë për 6 mujorin e parë të 2017, ezulton se janë gjykuar 2131 çështje.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com