KLGJ merr vendimin! I jep një pjesë të buxhetit Ministrisë së Financave për përballimin e COVID-19
Kryetarja e KLGJ-së, gjatë mbledhjes online Laureta Llagami
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë disa ndryshime në buxhetin për vitin 2020, ku një pjesë e saj do t'i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19.Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
"Nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë Covid-19, reflektuar kjo në ndërprerjen e pothuajse të gjithë jetës shoqërore në vend, përfshi dhe aktivitetet e ndryshme profesionale, Këshilli me propozimin e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, vendosi të bëjë disa ndryshime në buxhetin e KLGJ-së për vitin 2020 me qëllim që këto fonde t’i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19", thuhet në vendim.
Ndërkohë, gjithashtu në kuadër të këaj situate, KLGJ ka ngritur edhe një Komision të të Përkohshëm për hartimin, propozimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të një plani masash për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve gjyqësore në mënyrën më të sigurt. Anëtarë të këtij Komisioni u zgjodhën Naureda Llagami, në cilësinë e kryetares, Medi Bici, Brunilda Kadi, Marçela Shehu dhe Erjon Muharremaj.
Nga ana tjetër, një vendim i rëndësishëm i mbledhjes së sotme është edhe caktimi pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të dy gjyqtarëve, përkatësisht Miliana Muça dhe Klodian Kurushi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.1%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32
-
Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi
15 Nëntor 2024, 12:53
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
12 Nëntor 2024, 21:39
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor 2024, 10:48
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor 2024, 17:50
-
Gjykata detyron KLGJ që të paguajë magjistratët nga momenti i diplomimit
17 Tetor 2024, 21:15
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor 2024, 21:07