KLGJ thirrje për të shtatën herë për 6 vende të lira në GJKKO, ende asnjë kandidat

Do të duhet të ishte gjykata më e rëndësishme për luftën kundër korrupsionit, por në 15 muaj nuk ka ende asnjë kandidim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje për të shtatën herë për 6 vendet e lira në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që ende nuk ka asnjë aplikant për të qenë pjesë e saj. Gjyqtarët refuzojnë që të bëhen pjesë e GJKKO-së. Report TV ka siguruar ftesën e KLGJ-së për të 7 herë drejtuar gjyqtarëve. 

Po ashtu edhe për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për dy pozicione të lira, të rihapura me Vendimet e Këshillit, nr. 28 dhe nr.29 datë 25.01.2021 nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Edhe më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë nga vettingu, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të mandatit, i garantohet e drejta për t’u caktuar në një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Të dielën zgjedhjet, cila prej partive politike bëri fushatë më të mirë dhe bindëse?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Fotot+Video/ Rama miting përmbyllës në Durrës, stadiumi ‘Niko Dovana’ tejmbushet nga mbështetësit, autostrada nga Sukthi me trafik të rënduar për shkak të makinave të nisura për në miting