Kërcënimi i dy prokurorëve dhe tre gjyqtarëve të apelit brenda një kohe të shkurtër duket se e ka kthyer vëmendjen tek siguria e zyrtarëve të drejtësisë. Nënkryetari i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kishte këtë apel, në mbledhjen e gjyqtarëve për votimin e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së.
"Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit" tha Sokol Sadushi, nënkryetar i gjykatës së Lartë.
Edhe kandidatët nga gjykatat e shkallës së parë dhe apeli, në platformat e tyre, evidentuan si pikë të rëndësishme mbrojtjen e gjyqtarëve nga sulmet dhe presionet për shkak të detyrës.
Ndërkohë, nënkryetari i gjykatës së lartë, Sokol Sadushi, evidentoi sdisa problematika si sfida të hapura për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
"Ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë; 40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të pa emëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to; gjykatat kanë vështirësi në administrimin e buxhetit, për shkak të konceptit se çdo shpenzim duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkohë që një ndër kolonat e gjyqësorit të pavarur lidhet me vetadministrimin e buxhetit; trupa gjyqësore ndjen shqetësim për cenimin e standardeve të promovimit dhe ngritjes në detyrë mbi bazë merite" tha Sokol Sadushi, nënkryetar i Gjykatës së Lartë.
Kryetarja Naureda Llagami tha se në mandatin e parë KLGJ arriti të ndryshojë botëkuptimin i aktorëve të drejtësisë.
"Sot nuk janë më në llogore, shoqëria civile, avokatia, dhe aktorët e tjerë të sistemit" tha Naureda Llagami, kryetare e KLGj
Emona Muçi, me 133 vota, u zgjodh si anëtare e re në KLGJ, nga gjykatat e Apelit. Nga gjykatat e shkallës së parë në Tiranë u zgjodh Gentiana Mucaj me 114 votas ndërsa kandidat i vetëm nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe ishte Markelian Koca.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor 2024, 19:58
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
KLGJ miraton listën e 12 kandidatëve që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës
20 Nëntor 2024, 18:32
-
Godinë me qira për Gjykatën e Apelit, KLGJ kërkon 30 milionë euro shtesë! PD: Ju kemi llastuar! Kryetari Rusi: S'po bëj kërkesa luksi
15 Nëntor 2024, 12:53
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
12 Nëntor 2024, 21:39
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor 2024, 10:48
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor 2024, 17:50
-
Gjykata detyron KLGJ që të paguajë magjistratët nga momenti i diplomimit
17 Tetor 2024, 21:15
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor 2024, 21:07
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor 2024, 11:10