'I mbaroi mandati'! KLGJ i jep të drejtë Metës, e largon si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Dvorani: Gafë e paimagjinueshme!

TIRANE-Merr fund debati, KLGJ i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta duke larguar Ardian Dvoranin. Me vota 6 pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pasditen e sotme mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit ikën edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja e sotme e KLGJ-së për Dvoranin u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve. Relatorja Marcela Shehu deklaroi para anëtarëve të KLGJ-së se Ardian Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Po sipas saj, qëndrimi në detyrë i Dvoranit do të cenonte dhe vendoste në rrezik parimet e Kushtetutës. I të njëjtit mendim me Shehun ishte edhe Alban Toro. Po ashtu edhe Brunilda Kadi tha se Dvoranit i ka përfunduar detyrimi për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Por anëtarja Brikena Ukperaj ishte kundër. Ajo u shpreh se detyrimi i Ardian Dvoranit për të mbajtur detyrën e gjyqtarit të Lartë nuk ka mbaruar. Sipas saj, detyrimi i tij mbaron në momentin e zgjedhjes së anëtarit të katërt që vjen nga radhët e juristëve të spikatur. Edhe Erjon Muharremaj u shpreh se Dvorani e ka përmbushur detyrimin në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë.

Në fund të debateve, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota pro dhe 4 kundër për mbarimin e mandatit të Dvoranit. Tashmë që duhet të lirojë zyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetarit të KED-së, KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të caktohet në një pozicion në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, vendin e Dvoranit tashmë do ta marrë një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, të emëruar në 11 mars të këtij viti nga presidenti, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda. Ligji numër 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 226, parashikon pikërisht se anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por si lindi debati? Presidenti Ilir Meta kërkoi largimin e Ardian Dvoranit nga detyra me argumentin se pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë në mars të këtij viti, atij i kishte mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar më në detyrë. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe Presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT. Por si EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit.

Ata u shprehën se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, që e mori sot pas tre orësh debate. Tashmë zgjidhet edhe ngërçi i krijuar. Kujtojmë që lufta e ftohtë me akuza dhe padi deri në SPAK mes Metës dhe Dvoranit filloi që vitin e kaluar, pasi KED është institucioni që bën përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Pikërisht për këtë, pra renditjen dhe listat me pikëzimin, që i dërgoi parlamentit dhe tij, Ilir Meta akuzoi Ardian Dvoranin dhe cështja shkoi deri në Komisionin e Venecias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
KLGJ e largoi nga detyra/ Dvorani: Juridikisht gafë e paimagjinueshme! Të shohim ç'do katranosin në arsyetim

"Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme"! Kështu e ka cilësuar Ardian Dvorani shkarkimin si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit ikën edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

"Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4", tha Dvorani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lorna: 12/06/2020 08:20

    o KLGJ E TURPIT, MANDATI I KA MBARUAR DHE HANTIKAPATES vitore tusha dhe si kr gjykate karstriot selita k/hajdut...etj etj., ku jeni?!

    Përgjigju
  • Juristi: 12/06/2020 07:01

    Kompromisi Rama - Meta ne kuriz te Ref . ne drejtesi i denoncuar nga Ambasada Americane i dha frytet . Me e sakta ne Arsyetim znj. Ukperaj . Mandati mbaron kur te vinte zvendesuesi i tij.

    Përgjigju
  • Iris: 12/06/2020 00:49

    Sot Likja fleh I qete ne dyshek me tendafila,hakun e morri,Recit ia hodhi,gjyqin e shkarkimit e fitoi.Likja eshte <<punetor sulmues>> ,punon per 2030.

    Përgjigju
  • konjak: 11/06/2020 23:07

    Grusht shtetit , -kur sulmojme kryeplakun e fshatit , kur hiqet nga detyra nje punonjes qe i ka mbaruar mandati , kur nxiret ne pension nje 70 vjecar , kur denancohet nje hajdut pulash .A doni me per grushtin e shtetit .

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 12/06/2020 06:07

      Mirmengjes konjak! Nuk behet llaf per kryeplakun e Çepanit te Skraparit,as per ate te Kostenjes Çermenikes-Librazhd dhe as per ate te Vunoit te Bregut. Duke kerkuar mirkuptim dhe te uruar nje dite te kendeshme sot e perhere.

  • Zgarbi: 11/06/2020 22:27

    Shkarkimi Dvoranit - rezultat i takimit te berrylave te atyre me kostume blu

    Përgjigju
  • Konjak: 11/06/2020 21:41

    Te zbatohet ligji dhe vetem ligji . Zoteri Dovrani mund te jete njeri dhe specialist i nderuar , por persa kohe i ka mbaruar mandati , duhet me pa tjeter te zbatoje ligjin , dhe te lere koment-havate . Nese do te vazhdojme te ecim , si deri me sot , duke bere ligje kur ju duhen e si ju duhen , sipas interesave ,; askush te mos mendoje se mund te ecet perpara . Bota e perparuar, ligjin e ka te shenjte .

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/06/2020 21:10

    Nese juridikisht eshte nje gafe e paimagjinueshme,pa as me te voglin ekiuvok kemi te bejme ne nje "Grusht Shteti ne Pallatin e Drejtesise" dhe si i tille duhet URGJENT nje kunderveprim juridik per te "SHTYPUR KETE GRUSHT SHTETI".

    Përgjigju
  • Endri: 11/06/2020 20:46

    Une se di nese jeni mire, i keq, i afte apo i pa afte. Po vallaj me ket ftyr si mi si skuth sbesoj se ke ti te drejte.

    Përgjigju
    • Elsi: 11/06/2020 22:25

      Ok, ka te drejte ujku i Çepanit

  • ERP: 11/06/2020 20:32

    Meqe ne kete vend te gjithe pazarxhinj jane, shpresojme qe te pakten nderkombetaret te bejne presion se duket sheshit qe hajduti president ka bere pazar rilindasin. Ky vend nuk behet me perfundimisht???!!!

    Përgjigju
  • meri: 11/06/2020 20:23

    Kjo ishte MARRVESHJE E FSHEHTE per REFORMEN NE DREJTESI midis RAMES-METES-BERISHES per te cilen foli edhe Ambasadoria e USA,prandaj ran dakorte edhe per REFORMEN ZGJEDHORE.Qeverrisemi nga ......

    Përgjigju
  • Dvorani: 11/06/2020 20:08

    Pse nuk ike me nder Dvoran? Prej vitesh te ka mbaruar mandati. Cfare te shtyn te rrish ne ate post pafund???? PS te ndihmoi te rrije pa merite dhe si ish zv minister i PS, dhe po PS te hoqi qafe permes KLGJ. Suksese ne pension

    Përgjigju
  • Agimi: 11/06/2020 19:12

    Sa kollaj u blene anetaret e KLGJ, kjo eshte reforma ne drejtesi?? Tani Meta ben ligjin meqe do veje Vitore Tushen ne krye te KED. Vaj medet o popull

    Përgjigju
  • Jurgen: 11/06/2020 18:24

    Vitores i ka mbaruar per vete mandati,por nuk besoj se Likja do e permende kete here. Gjyqtaret e Kushtetueses tani jane ne dore te Metes. 3 pyetje kam une... U ble KLGJ nga Meta?! Ja dha vete Rama? Apo te jete Likja kaq i zoti sa te ja fuse Rames dhe Amerikes? Si do qe te jete BRAVO LIKE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar