Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë

Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 40- vjeçar, pasi vidhte dyqanet e celularve në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, finalizoi operacionin policor të koduar "Phone store", ku në pranga është vënë Bledjan Shkëmbi, i cili gjatë ditës shkonte në dyqanet e celularëve në Tiranë si klient për të parë ambientin, ndërsa natën shkonte për të bërë vjedhjet e celularëve.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar celularë të dyshuar të vjedhur nga 40- vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Phone store".

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 40-vjeçar.

Sekuestrohen celularë të dyshuar të vjedhur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Phone store".

Gjazë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë

Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë