Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në La Guelaguetza në Santiago de Querataro të Meksikës. Kamarieri hedh në tokë klientin e cila po i kërkonte llogari për diçka që nuk kuptohet mirë në kamera.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar momentin kur një kamerier godet në fytyrë klienten e bezdisshme.

Në video shihet një grua e cila mbahet nga të paktën tre persona të veshur me uniforma të kuzhinierit në një restorant.

Dhe teksa konfrontohet me punëtorët, gruaja e veshur me rroba ngjyrë kafe, shihet se si vazhdimisht i shkon pas një kamarieri të cilin në një moment e nervozon tej mase.

Ai kthehet me nervozizëm dhe pa u menduar dy herë e godet me grusht në fytyrë, ku pas disa sekondave e godet edhe dy herë tjera.

Kjo video është bërë hit në Meksikë dhe vetëm një orë pas publikimit në LiveLeak, ajo është shikuar mbi 20 mijë herë.

(d.b/Shqiptarja.com)