TIRANE- Ndërkombëtar të Tiranës, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z.Edmond Haxhinasto, zv.ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit z. Alfred Dalipi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës z.Ismet Mulaj, Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës z.Fadil Ismaili, personalitete nga fusha të ndryshme , drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të biznesit, trupit diplomatik, etj.
Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Kogreseve Presidenti i shoqërisë Klik Ekspo Group Luan Muhametaj lançoi hapjen e Panairit të nëntorit, si më i madhi manifestim i biznesit që zhvillohet në Shqipëri.
Ministri Gjiknuri në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast tha se, Klik Ekspo Group po vazhdon nga viti në vit ta zgjerojëkëtë aktivitet, duke shtuar prezencën e vendeve të Evropës Juglinore si një treg i tërë ekonomik . "E ardhtmja ekonomike e përbashkët është në interes të popujve në inteters të zhvillimit të vendeve dhe intergtimit evropian atje ku aspiron të aderojë dhe Shqipëria"-tha Gjiknuri.
Ndërsa Ministri Haxhinasto në fjalën e tij, do të vlerësonte edicionin e 21-të të Panarit të organizuar nga Kliku, si një traditë e konsoliduar tashmë në këtë sektor, që sipas tij, vetëm Kliku di të sjellë në Tiranë gjeo ekonominë e vendeve, si një treg të hapur për bashkëpunime të ndërsjellta.
Ky Panair është një vlerë e shtuar për sipamarrjen, theksoi kreu i transportit ndërsa vuri në dukje se Ministria e Transportit prezantohet me një stende në këtë Panair , duke i ofruar investitorëve, informacione për disa nga projektet e rëndësishme që do të zbatohen në vendin tonë.
Ministri i Kosovës Fadil Ismaili e konsideroi këtë event si një kontribut në zhvillimin e tregjeve rajonale e më gjerë ku ka gjetur mbështetje ebiznesi dhe sipërmarrja kosovare.
Ndërsa Ismet Mulaj, është shprehur se në vitet që do të pasojnë veprimtaritë e Klik Ekspo Groupit, hapsirat e Pallatit të Kongreseve nuk do të mjaftojnë ndaj theksoi ai,
Në përshëndetjen e tij, kreu i Klik Ekspo Group, z Muhametaj falenderoi bashkëorganizatoren, njëherazi bashkëshorten e tij Znj.Elona Agolli për realizimin gjithnjë e më bashkohorë të këtij aktiviteti, drejtuesit e institucioneve të pranishëm në ketë panair, bashkëpunëtorët ndërkombëtarë, që janë treguar të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për t'u njohur me mundësitë dhe investimet e drejtperdrejta në vendin tonë.
Një falenderim të veçantë, z, Muhametaj, i drerjtoi Kryeministrit Edi Rama
Klik Ekspo Group, çel sot siparin e Edicionit të 21-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Ky panair sjell këtë vit në kryeqendrën e Shqipërisë, prurje dhe strategji të reja qasjesh të sipërmarrësve të huaj dhe enteve shtetërore ndërkombëtare ndaj tregjeve shqiptare dhe etnoshqiptare. Është fakt që, mbi 60% të sipërmarrësve të huaj kërkojnë të testojnë këto tregje, nëpërmjet njohjes së parë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Ndaj edhe ky eveniment shndërrohet në një stacion përmbushës, ku përpos ekspozimit dhe ndërveprimit me komunitetin e biznesit ndjehet përkrahja dhe mbështetja e organizmave dhe institucioneve shtetërore shqiptare, mikpritëse ndaj investimeve të huaja. Epërsia e Klik Ekspo Group në organizimin e panaireve dhe evenimenteve ndërkombëtare është tashmë e prekshme dhe e kthyer në një rrymë të re standardesh dhe ekzigjencash të diktuara jo vetëm nga jetëgjatesia në tregun e brendshëm, por edhe nga Organizatat Globale në të cilat aderon. Klik Ekspo Group është e vetmja kompani që përfaqëson Shqipërinë në organizmat ndërkombëtare si UFI - Organizata Globale e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare (me headquarters në Paris dhe seli të tjera në Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara, themeluar që në vitin 1925), përkrah 600 anëtarëve të tjerë nga mbi 85 shtete.
Projeksionet e edicionit të 21-të:
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer tashmë në një katalizator dhe zhvillues të nismave në kuadër të nxitjes së investimeve direkte dhe marrëdhënieve ekonomike kulturore ndërkombëtare, duke përligjur gjithnjë e më tepër rëndësinë e një Diplomacie Ekonomike të shëndetshme, që gjeneron bashkëveprim dhe bashkëjetesë, përtej problematikave eventuale.
Me standartet e tij të pervitshme, pasqyron nivelin e kembimeve mes partnereve të ngushtë ekonomiko-sociale të vendit tone.
Pavijoni i Italisë është ndikuar edhe nga Presidenca Evropiane këtë gjashtëmujor dhe politikat friendly ndaj investimeve dhe sipërmarrësve italiane. Marrëdhenia e ngushtë mes vendeve përkthehet në një pjesëmarrje hegjemonike të mbi 50 ekspozuesve. Sektorët më mirë të përfaqësuar janë ato energjetikë, të menaxhimit të mbetjeve urbane, turizmit, mjeteve të lundrimit, mobilerisë, përpunimit të drurit, të metaleve, materialeve të ndërtimit etj.
Pavioni i Republikës së Serbisë ofron produkte nga mbi 30 prodhues të materialeve elektrike, makinerive të industrisë agroushqimore, tekstile, materialeve të ndërtimit. Mbi 10 vite bashkëpunim, këmbëngulje e nxitje të marrëdhënieve tregtare, tregojnë edhe në edicionin e 2014-ës për vlera që këmbehen mes popujve edhe përmes biznesit dhe kulturës. Takimet B2B, nën kujdesin e Dhomave të Tregtisë të dy vendeve, Ambasadës së Serbisë në Tiranë me pjësëmarrjen e dy Dhomave Rajonalë te Tregtisë, janë indikatorë të energjisë pozitive të çliruar mes palëve.
Pavijoni i Hungarisë - Nën kujdesin e Hungarian National Trading House dhe klasterave sektoriale rikthehet në një përzgjedhje të përfaqësuesve të sektorëvë në të cilët Hungaria insiston për disa vite me radhë të mund të depërtojë në tregun shqiptar me: materiale ndërtimi, materiale elektrike dhe ndriçimi, industri agroushqimore etj.
Ndërkaq, është përsëri Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, fushëpamja e plotë e të cilit mbi politikat nxitëse dhe marketingut shtetëtor teston këtë edicion përmes ekspozuesve nga Republika Popullore e Kinës të inkurajojë marrëveshjet ndërshtetërore nëpërmjet miklimit të investitoreve të veprave madhore, në përvjetorin e 65-të të një marrëdhënieje të ngushtë e të ripërtërirë:
Pavijoni i Rëpublikes Popullore të Kines prezantohet me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonin e Shangait dhe Provincës Zhejiang. Ato rikthehen të gatshëm për ndërveprim ekonomik & kulturor për të tretin edicion me radhë me produkte si: materiale elektrike dhe zgjidhje për ndriçim, mobile dhe materiale ndërtimi, tekstile, industria e paketimit etj., të shoqëruara nga një seri aktivitetesh ekonomike të ndërsjella që do të marrin jetë gjatë ditëve të Panairit.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është latuar për t'i shëmbëllyer një kuvendi kombëtar, në fokus të të cilit shqiptarìa vjen si një status për t'u krenuar, shfaq Kosovën dhe Shqipërinë me programe të ndërsjella zhvillimi dhe synim të përbashkët për integrimin dhe anëtarësimin në BE.
Pjesëmarrja e shtuar e sipërmarrësve nga Kosova ofrohet me përqëndrim të lartë në materialet e ndërtimit, përpunimit të metaleve, të drurit, botimeve, industrisë agroushqimore, vreshtarisë, prodhimit të verërave dhe pijeve alkolike, lengjeve të frutave etj./ATSh/