‘Klik Ekspo Group’, sinergjia që ngjiz të ardhmen mes bizneseve 

/ATSH/ -'Klik Ekspo Group" ka ndërtuar tashmë traditën e zhvillimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të fundnëntorit, duke krijuar besimin e nevojshëm te biznesit brenda dhe jashtë vendit për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme gjeo ekonomike.
Edicioni i 22-të i këtij evenimenti e afirmon sërisht, kontributin e "Klik Ekspo Group" në mënyrën e veçantë që jep në zhvillimin e vendit, njohjen e biznesit të huaj me avantazhet konkurruese që ofron  Shqipëria, dhe ngjizjen e sipërmarrjeve të reja të bashkëpunimit mes partnerësh. Këtë fakt e evidenton numri gjithnjë e në rritje i sipërmarrjeve ekspozuese , në krahasim me vitet e tjera.
Në vijim të një tradite tashmë të ndërtuar ndër vite, "Klik Ekspo Group" respekton vlerësimet dhe pritshmërinë e qindra përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrës e vizitorëve, edhe me anë të nderimit në ceremoni të veçanta të personaliteteve të shquara për merita të veçanta në fusha të ndryshme.
Prodhuesi Italian i ketchup të MacDonald  "Madeo srl", interes për tregun shqiptar
Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametja dhe përfaqësues të kompanisë italiane kalabreze, Madeo srl, qe janë ekspozues në Panairin Klik Ekspo Grup,  të kryesuar nga Presidenti i saj Ernersto Madeo, paten sot në ambjentet e Klik Ekspo Group një takim pune. Pas prezantimit të historisë dhe ecurisë së këtij biznesi, ndër më të vjetrit  në Itali, për përpunimin e mishit,  Zoti Madeo parashtroi  ide e mundësi për bashkëpunim në të ardhmen edhe me Shqipërinë.  Si dy vende fqinj, me tradita e zakone  të ngjashme,  të dy Presidentët  shprehën optimizmin e tyre për të sjellë në tregun shqiptarë, për herë të parë produktet  origjinale "Madeo srl".
Madeo është një biznes familjar ushqimor, që i kushtohet prodhimit të mishit të derrit dhe sallamerisë  që prej 1984 ne Calabri, duke filluar si një punishte e vogel e produkteve tradicionale kalabreze. Sot Madeo është një kompani e mirëfilltë industriale, me fermat, fabrikat , magazinat, transportin  e mishit te derrit te përpunuar dhe të freskët dhe pjata të gatshtme.
Si partner i Mac Donald, Madeo prodhon dhe salcën ketchup, ingredientin mitik të fast foodit amerikan.
Sot eksportojnë në 22 vende të botës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai