Klima e biznesit, del raporti:
Shqipëria ngjitet me 32 vende

Në raportin Doing Business të Bankës Botërore, Shqipëria është përmirësuar me 32 vende, duke u renditur e 58 nga 190 shtete.
 
Në raportin e sapo publikuar për klimën e biznesit,  Shqipëria është vlerësuar me 68.9 pikë nga 61.3 pikë në raportin për vitin 2016.
 
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi tha se bëhet fjalë për renditjen më të mirë që nga viti 2003, kur nisi të publikohej ky raport.
 
Ekonomi tha se janë tre reformat e mëdha që kanë bëre të mundur këtë vlerësim kaq pozitiv: Reforma me lejet e ndërtimit, lidhja e bizneseve në rrjet dhe pagesa e taksave.
 
Ndikim negativ në renditjen e Shqipërisë ka qenë ai për të skanuar në mënyrë të detyrueshme në dogana çdo mall që importohet ose eksportohet. 

Deklarata e ministres Ekonomi
"Pak minuta me parë, Banka Botërore publikoi raportin e saj të përvitshëm "Të bësh biznes". Vendi ynë renditet i 58-tinga 190 shtete që Banka Botërore vlerësoi këtë vit.
 
Ky është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore.
 
Gjithashtu raporti konfirmon rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga Qeveria për lehtësitë e të bërit biznes, duke nënvizuar se distanca e Shqipërisë ndaj praktikave më të mira, në të bërit biznes ka patur një përmirësim të dukshëm, duke u rritur nga 61.3 pikë në raportin e vitit të kaluar në 68.9 pikë në raportin e sivjetshëm.
 
Vlerësimi i Bankës Botërore ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, por çka është më e rëndësishme, sepse inkurajon investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj dhe të bësh biznes tek ne VLEN.
 
Jane tre reformat e mëdha që kanë bëre të mundur këtë vlerësim kaq pozitiv, më të mirin që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
 
E para, reforma me thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit.
 
Raporti thekson se në fushën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria ka thjeshtësuar procedurat për marrjen e lejes dhe ka hartuar një rregullore të re për lejet e ndërtimit, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 83 vende.
 
E dyta, reforma në marrjen e energjisë dhe shpejtësinë e lidhjes në rrjet.
Në marrjen e energjisë, raporti nënvizon se efiçenca e procesit të marrjes së energjisë është përmirësuar. Raporti evidenton se, koha për marrjen e një lidhje të re energjie u shkurtua me 43 ditë, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 6 vende.
 
E treta, reforma në pagesën e taksave.
Pagesa e taksave, sipas raportit “Te bësh biznes” është bërë më e shpejtë dhe e thjeshtë me fillimin e pagesës elektronike të taksave që nga 1 janari 2015. Koha totale e pagesave u shkurtua me 96 orë. Renditja e Shqipërisë në këtë indikator është përmirësuar me 45 vende.
 
Për të qenë të sinqertë deri në fund, nga të gjithë indikatorët përmes të cilëve Banka Botërore vlerëson ekonomitë, i vetmi vendim i qeverisë Shqiptare që ka patur ndikim negativ në renditjen e Shqipërisë ka qenë ai për të skanuar në mënyrë të detyrueshme në dogana çdo mall që importohet ose eksportohet.
 
Vendim ky që ndonëse mund të ngadalësojë procedurat e eksport/importit është tejet i rëndësishëm në kushtet e debatit të sotëm për sigurinë e mallrave që importohen në vend, apo të debatit për importin e mbetjeve të riciklueshme.
 
Përfitoj nga ky rast të falënderoj të gjithë kontribuuesit, si nga institucionet shtetërore, organizatat e biznesit apo partnerët ndërkombëtarë për kontributin e vazhdueshëm në mbështetjen e reformave që sollën këtë përmirësim cilësor në lehtësitë e të bërit biznes dhe mundësuan renditjen e Shqipërisë në pozicionin e 58-të për vitin 2017".



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti