Klima/Kryqi i Kuq lëshon alarmin, 200 milion njerëz nevojë për ndihma (VIDEO)

Do të jetë kjo klimë e çmendur, më shumë se konfliktet, ato që do të shumëfishojë emergjencat humanitare. Është ky alarmi i lëshuar nga Kryqi i Kuq.

Francesco Rocca, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare, në raportin e tij me titullin elokuent "Kostua e të bërit asgjë",  thotë se në vitin 2050, 200 milion njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare.

Uragani Dorian, që gjunjëzoi ishujt Bahamas,  shkatërroi 13,000 shtëpi, vrau 54 vetë dhe zhduku 1.500 të tjerë. 

Në fund të gushtit 2017 uragani Harvey shkatërroi Teksasin.

Në pranverën e po atij viti, përmbytjet në Peru prekën  më shumë se 1.2 milion njerëz, duke lënë 107 të vdekur. 

Këto katastrofa natyrore kanë një të përbashkët: në të gjitha rastet, studimet shkencore i kanë lidhur ato drejtpërdrejt me ndryshimet e vazhdueshme klimatike. Kostoja humanitare dhe në vitet e ardhshme ka të ngjarë të rritet.

Ndërkohë qeveria gjermane ka aprovuar një ligj i cili synin zvogëlimin e emetimi të CO2 me 55% brenda vitit 2030, për realizimin e të cilit do të harxhohen 100 miliardë euro, gjysma e të cilave tashmë është akorduar, kurse pjesa tjetër do të derivojë nga rritja e taksës së çlirimit të karbonit.

Paketa ligjore përfshin edhe masa mbështetëse të tilla si stimulimi i atyre që përdorin makina elektrike, ulje e çmimit të biletave të transportit urban, rritje e normës së kompensimit  për udhëtarët dhe uljen e çmimit të biletave të transportit hekurudhor.

Paketa ligjore në mbështetje të klimës nga ana e qeverisë gjermane vjen e aprovuar në ditën e parë të javës së protestave mbarë botërore që aktivistët ambjentalistë po organizojnë në të pestë kontinentet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë