Klinika 24/ Farnacistja Elda Tomcini: Ja kombinimet më të mira të medikamenteve me ushqimet specifike

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, në moderimin e Doreada Mio, ishte farmacistja Elda Tomcini, e cila foli për ndërveprimin e disa medikamenteve me ushqime të caktuara dhe këshilla për marrje si duhet të suplementeve dhe vitaminave.

”Këto kohë ka pasur shumë viroza dhe dukej sikur rikthehej herë pas here, si tek fëmijët apo dhe tek të rriturit duke përfunduar me antibiotik dhe një kollë të vazhdueshme”, tha në fillim të bisedës, farmacistja duke shtuar se tashmë pacientët janë ndërgjegjësuar, duke shoqëruar anti-biotikënt me probiotikë, apo vitamina dhe suplemente, pasi ishte pikërisht koha e kovidit që ndau si me thikë kujdesin për të mos marrë vetëm antibiotikë.

”Kemi një ndërgjegjësim më të shtuar kohët e fundit për të përdorur vitaminat, suplementet. Sipas farmacistes, probiotikët duhet të merren gjatë gjithë kohës që përdoren antibiotikët, sidomos njerëzit që kanë imunitet të ulët.”

”Cdo stinë ka probiotikët e vet dhe kur nis trajtimi, të merren një muaj pa u ndalur, deri në gjashtë muaj” shtoi ajo, duke theksuar se “anti-biotiku prish shumë balanca dhe njerëzve u duhet shumë kohë sa të marrin veten.

Te femrat, përdorimi i antibiotikëve për kohë të gjatë pa probiotik, shoqërohet me infeksione mykotike vaginale, kështu që duhet t’i marrin këto probiotik për balancimin e florës vaginale, për të paktën një muaj” theksoi ajo.

Më pas farmacistja u ndal tek rëndësia e vitaminave dhe më specifikisht tek vitamin C që sipas saj është më e rëndësishmja se të gjithë të tjerat dhe rekomandohet të merret të paktën një gram në ditë.

Mjekja shtoi se nuk mund të merren më shumë se pesë vitamina në ditë, pasi mbingarkohet organizmi.

”Multiviraminat janë shumë të mira, por nëse trupi ka nevojë specifikisht p.sh për vitaminë D, doza nuk është e mjaftueshme tek multivitaminat”, tha farmacistja, duke shtuar se duhet shmangur mbidoza e cdo lloj vitamine. Tomcini, foli dhe për mitin e kombinimit të aspirinës me të gjitha llojet e jeshillëqeve.

"Si aspirina, kumadina dhe varfarina të cilat interferojnë me jeshillëqet, si brokoli, lakrën jeshile, spinaqin dhe kalen, të cilat janë shumë të pasura me vitaminë K, e cila ul efektshmërine e këtyre medikamenteve”, tha mjekja, ndaj nuk duhen marrë në sasi të madhe.

Qintro gjithashtu ka një ndërveprim shumë të fuqishëm me statinat, duke patur efektshmëri tek njerëzit që përdorin ilaçet e tensionit. Marrja e hekurit dhe konsumimi i kafes nuk shkojnë bashkë sipas studimeve, kjo gjë vlen dhe për qumështin dhe omeprazolin.

”Rekomandohet që kush merr hekur, t’a kombinojnë me vitaminë C, gjithashtu nëse jemi duke u trajtuar me antibiotikë, nuk duhet të përdorim qumështin. Në fund të bisedës farmacistja tha se periudha e Ramazanit është shumë shumë e mirë të për pastruar trupin nga çdo gjë, por njerëzit me ilaçe duhet t’a shmangin".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Nutricionistja Albana Daka: Ja faktet dhe mitet e metaleve të rënda në organizëm për fëmijët dhe të rriturit

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, në moderimin e Doreada Mio, ishte mjekja e laboratorit dhe nustricionistja Albana Daka, e cila foli për rolin e metaleve të rënda në organizëm dhe si ndikojnë ato në sjelljen e fëmijëve.

“Sot mjekësia po fokusohet në parandalim, pra duhet të dish mirë gjenetikën dhe si të ndërhysh apo mos të ndërhysh për të parandaluar sëmundjet”, u shpreh ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se ne nuk i ndryshojmë dot genet tona, por ekspozimi që i bëjmë nga faktorë të ndryshëm, ato të shprehen ndryshe. Sa i takon metaleve të rënda, njerëzit janë të keq informuar.

“Metalet e rënda i marrim disa burime ambientale si uji, frutat apo perimet e rritura me pesticide, proteinat shtazore të stimuluara me hormone, kjo vlen për të dy gjinitë, por nëna kur është shtatzënë e transmeton dhe në laktacion”, tha nutricionistja.

Po cilat janë efektet e metaleve të rënda në organizëm? Kur kalohet masa normale, problemet mund të vijnë në qelizat e trurit, veçanërisht në neurozhvillim tek fëmijët, kjo shpjegon dhe hezitimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e vegjël, për shkak të balancës së metaleve të rënda, gjë që nuk është e vertëtës sipas mjekes.

Alumini, Plumbi dhe Arseniku janë element që mund të krijojnë probleme.

Elementët bazë janë natriumi, kaliumi, kalciumi, magnezi që duhet të kenë një normë të kontrolluar.

”Zakonisht prindërit pyesin për fëmijët e vegjël si e kanë gjendjen e metaleve të rënda në trup” shtoi mjekja.

Për të eliminuar metalet e rënda, duhet të përdoren probiotikët sipas mjekes, por deri në moshën 26 vjeç, trupi i prodhon vet Probiotikët. Në raste specifike, fëmijët e vegjël kanë nevojë për probiotik për eliminimin e metaleve të rënda. Në fund, mjekja tha se për çdo vitaminë duhet folur me specialistin përkatës që të mos bëjmë vet kombinimet e vitaminave pa patur dijeni për efektet.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille