Klinika e vdekjes në Gjakovë
humbën jetën 15 pacientë
Media kosovare denoncon një skandal që ka ndodhur në një spital privat në Gjakovë. Pacientët e sëmurë me zemër janë mjekuar nga një mjek pa diplomë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”.
GJAKOVË - Media kosovare denoncon një skandal që ka ndodhur në një spital privat në Gjakovë. Sipas gazetës "Koha Ditore' 15 pacientë kanë gjetur vdekjen në spitalin privat “Heart” në Gjakovë, pasi janë trajtuar nga një mjek pa diplomë.
“Koha ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme ku dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientët për tju vënë stenda (unaza) në zemër, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”, ndërkohë që shumë më vonë e kanë kuptuar se mjeku i kishte mashtruar.
Në spitalin e tije të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin për ta riparuar si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar, ndërkohë që gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë, dhe pagesa për trajtimin ishte 5 mijë euro.
Falë një rrjeti të madhe mjekësh bashkëpunëtorë, që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.
Mjeku "falco" Hajrulla Binakaj është arrestuar 2 herë, në 2011, e 2012. Herën e fundit ai u mbajt në paraburgim.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23