Klinikë dentare, 5 lokale e 1 milion USD pasuri e fshehur, ja pse gjyqtarja Shpëtime Pitaku ishte në shënjestrën e hajdutëve, u akuzua për pastrim parash në 2015  

Një ose më shumë persona kanë hyrë në një nga banesat e gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku, duke i vjedhur 2 mijë euro dhe disa bizhuteri. Gjyqtarja e Durrësit duket se ka qenë jo rastësisht objektiv i hajdutëve. Përpos të tjerave, Shpëtime Pitaku ka deklaruar se posedon edhe 7 pasuri të paluajtshme, nga të cilat fiton dhjetëra mijëra euro në vit, pasi i ka dhënë me qira. Gjyqtarja e Durrësit deklaron një klinikë dentare, të cilën e ka dhënë me qira. Pitaku deklaron edhe 5 lokale, të cilët gjithashtu i ka dhënë me qira. Vetëm nga një lokal me konstruksion druri, deklaron mbi 9 mijë euro në vit të ardhura nga qiraja. Një tjetër lokal e ka me vendodhje para Gjykatës së Durrësit.  

Zonja Pitaku pohon se ka marrë edhe një kredi në shumën 60 mijë euro, për blerjen e një shtëpie me sipërfaqe 135 m2. Në nëntor të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi Prokurori gjyqtaren Shpëtime Pitaku, për fshehje pasurie dhe dyshim për pastrim parash. Pitaku akuzohej se ka fshehur rreth 1 milion dollarë pasuri, përmes falsifikimit të dokumenteve. ILDKPKI tha në atë kohë se kishte realizuar kontrollin e plotë të pasurisë së deklaruar të gjyqtares Pitaku.

"Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion USD dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal", njoftonte ILDKP. Dosja e referuar në prokurori është mbyllur në heshtje ashtu si rreth 500 dosje të tjera për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sinoni: 10/06/2023 22:16

    pse nuk i shkarkojn keto hajdut gjykates

    Përgjigju
  • S’ka problem: 09/06/2023 16:44

    Mjere ato qutetar qe kane pasur fatin e keq qe te ken pasur hall me kete moster ,po kush ta shkarkoj ? Kjo eshte kunata ose nusja e vellait te Natasha Pacos ( Pitarku ) ish depute dhe mbajtese e disa funksioneve qeveritare pasuria e saj fillon nga lokal ne zonen e currilave dhe pallat pese katesh ne plazh dhe haduti qe gerthet kapni hajdutin

    Përgjigju
  • gpni: 09/06/2023 15:00

    pse nuk e kame shkarkuar kete plehre akoma.....

    Përgjigju
  • Ekzakt: 09/06/2023 14:46

    Po ti kishin lidhur familjarisht, hajdutet do dilnin me te pakten 10 milion euro.

    Përgjigju
  • Lala: 09/06/2023 14:42

    Maskarenj

    Përgjigju
  • Adrian: 09/06/2023 14:22

    Hajde mi Shpetime,paske shpetu nga fukaralliku me mendjen tende.Sa rob paske mor n'qafe.

    Përgjigju
  • Emri: 09/06/2023 14:04

    Ku eshte shteti per kto gjykates e prokuror qe kane nga 1 miliard lek pasuri e s i hyn gjemb ne kembe?!!!!!!! Pse akuzohen vetem dy vete ne ato 500 palo prokuror e gjykates me miliarda lek pasuri?

    Përgjigju
  • Pasuria Marramendse !!: 09/06/2023 13:51

    Jo nuk me merren fare ment....!Kujdes ju varfanjaket qe nuk paguani 100 euro dritat dhe vini paguani tek une mijera e mijera..Ku eshte faji im kapitalisto demokratik ketu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimet me mikrokreditë, Report Tv sjell pamjet kur policia e Tiranës 'zbarkon' në shoqëritë e sekuestruara

Mashtrimet me mikrokreditë, Report Tv sjell pamjet kur policia e Tiranës 'zbarkon' në shoqëritë e sekuestruara