Klinton: Kosova e Serbia
të njohin kufijtë reciprokë

Klinton: Kosova e Serbia <br />të njohin kufijtë reciprokë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka ritheksuar angazhimin e saj për afirmim të mëtejmë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës, për të cilën tha se po punon shumë dhe në vazhdimësi. Ajo i ka bërë këto komente në kolegjin `Wellesley` në Boston, ku kishte diplomuar 43 vjet m` parë. 

Në hapjen e konferencës dyjavore `Gratë në Institutin e Shërbimit Publik`, Klinton iu përgjigj pyetjes së një pjesëmarrëseje nga Kosova.

Klinton tha se duhet të njihen kufijtë reciprokë, ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët. Ajo ka shfaqur bindjen dhe shpresën se do të rritet edhe më tej shifra prej 89 vendeve që deri tash e kanë njohur Kosovën. 

Për ne, çështja midis Kosovës dhe Serbisë është një fushë e një shqetësimi të pambaruar, ka thënë Klinton për të përkujtuar pjesëmarrësit se shpërbërja e Jugosllavisë çoi në një spastrim të tmerrshëm etnik në Kosovë, ku shqiptarët u futën në trena dhe u dëbuan nga vendi. 

Në këtë përvjetor të hyrjes triumfale të NATO-s në Kosovë, sot e 13 vjet më parë, Klinton theksoi se Shtetet e Bashkuara, bashkë me vendet e tjera ndërmorën veprim për ta ndërprerë spastrimin etnik, si dhe zhvilluan një fushatë bombardimi prej 78 ditësh mbi forcat serbe. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza